12:53 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Dyfishohen net-qëndrimet e turistëve në shtator

21:16 | 20/11/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dyfishohen net-qëndrimet e turistëve në shtator

Ecuria pozitive e turizmit ka vijuar dhe gjatë muajit shtator. INSTAT raporton se net-qëndrimet e rezidentëve vendas në strukturat akomoduese janë dyfishuar, ndërsa net-qëndrimi i të huajve është rritur me 81%, teksa janë shtuar ndjeshëm dhe vizitorët.

Hotelet kanë pasur më shumë punë, teksa është rritur dhe norma e shfrytëzimit të dhomave. Jugu ka tërhequr më shumë turistë, por rritja më e lartë e netëqëndrimeve është konstatuar në zonën e Veriut (Dibër; Durrës; Kukës; Lezhë; Shkodër).

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 70,1 %, në krahasim me Shtator 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

• numri i vizitorëve rezident është rritur me 60,3 %;

• numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 76,0 %.

Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 87,8 %, në krahasim me Shtator 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

• numri i net-qëndrimeve nga rezident është rritur me 2 herë;

• numri i net-qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 81,3 %

Rriten ne 70% vizitorët

Gjatë muajit Shtator 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 70,1 %, krahasuar me Shtator 2022. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,2 herë.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 93,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 67,6 %

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

• sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (36,7 %);

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (63,0 %);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,5 %).

Rriten netëqëndrimet në Veri

Gjatë muajit Shtator 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 87,8 %, në krahasim me muajin Shtator 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 3 herë.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 80,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 76,1 %.

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

• sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (37,5 %);

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (75,8 %);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,4 %).

Rritet ndjeshëm norma e shfrytëzimit të dhomave

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 32,4 %, kundrejt 23,0 % që ishte në muajin Shtator 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 37,0 %, kundrejt 22,9 % që ishte në muajin Shtator 2022./ MONITOR

Pas

Forcat izraelite luftojnë me militantët e Hamasit rreth një tjetër spitali në Gazë

Para

Trump dhe Bolsonaro të gëzuar për fitoren Mileit në Argjentinë, urime edhe nga Zelensky

Para
Trump dhe Bolsonaro të gëzuar për fitoren Mileit në Argjentinë, urime edhe nga Zelensky

Trump dhe Bolsonaro të gëzuar për fitoren Mileit në Argjentinë, urime edhe nga Zelensky

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë /86-vjeçari bie nga pallati dhe humb jetën

Durrës, Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave në zonat turistike

“Shkatërrues dhe klientelist!”/ Ina Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

Mbi 30 të vdekur pas shpërthimit të një fabrike kimikatesh në Indi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

Trump për Elon Musk: Pa subvencionet e qeverisë ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut

Kuvendi i Kosovës nuk arriti përsëri të konstituohet, duke regjistruar dështimin e 40-të

Zbardhen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 autorët e tyre, me precedent për të njëjtin krim.

Zbulohet një plantacion me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, arrestohet shqiptari

1 vit pa Kadarenë, Spiropali: Ikonë që do të mbetet dëshmi e mendjes dhe e shpirtit shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.