09:41 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dyshimi mbi lobimin rus, Mero Baze: Si mund të shpëtojë Lulzim Basha!

12:02 | 12/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dyshimi mbi lobimin rus, Mero Baze: Si mund të shpëtojë Lulzim Basha!

Në një kohë që janë shtuar së shumti akuzat në lidhje me përfshirjen e rusëve në lobimin e PD-së, Mero Baze i tregon rugën e shpëtimit Lulzim Bashës.

Sipas Bazes rruga e vetme që Basha të lërë mënjanë akuzat dhe përpjekjet për t’u mbojtur është që të shkojë të denoncojë Nik Muzin.

”Të shkojë në FBI, të thotë që ky tipi ka manipuluar me padijen time, dhe më ka detyruar ti kaloj lekët në kanale të dyshimta që nuk i kam njohur. Që të jemi seriozë unë ende besoj se Basha nuk ka marrë lek nga rusët, por rusët dhe Muzin i kanë marrë lekët, duke e parë si budalla dhe i kanë kalur nga llogaritë e tyre.

Po qe se nuk e bën këtë, do të thotë që Lulzim Basha dhe Nik Muzin janë bashkë në këtë histori dhe do të ndajnë të njëjtin fat”, thuhet në shkrim. 

SHKRIMI I PLOTË:

Lulzim Basha duhet ta thjeshtojë debatin për financimet e paligjshme të Partisë Demokratike dhe duhet të mundë kundërshtarët e vet me një gjest fare të thjeshtë.

Byroja Federale e Hetimit në SHBA, (FBI), ka nisur hetimet ndaj Nik Muzin, lobistit të Lulzim Bashës, ndaj të cilit është ngritur gjithë dyshimi nga shtypi amerikan, se ka përdorur lekë të disa kompanive ruse, për t’u paguar si lobist, për llogari të Partisë Demokratike në SHBA. Edhe pse faktet janë tepër kokforte dhe Lulzim Basha nuk ka hedhur dot poshtë asnjë transaksion, ai mund t’ia dalë vetëm përmes një rruge.

T’i lërë mënjanë llogaritë dhe deklaratat se sa herë që flet, aq më tepër ngatërron punë.

T’i lërë mënjanë përpjekjet për të mbledhur dhe zbritur shifra, se është e qartë që nuk ia thotë asaj pune dhe e bën më lëmsh.

T’i lërë mënjanë përpjekjet për deklarata për konspiracion kundër tij dhe Trumpit si dy njerëz që u bie më qafë gjithë bota për Rusinë, se për këtë idiotësi ka plot gomerë të tjerë që flasin.

Por të bëjë një gjë fare të thjeshtë. Tani që FBI ka nisur hetimet ndaj Nik Muzin, të cilit ky pretendon se ja ka dhënë paratë direkt, jo përmes rusëve, ky të shkojë të denoncojë Nik Muzin. Të shkojë në FBI, të thotë që ky tipi ka manipuluar me padijen time, dhe më ka detyruar ti kaloj lekët në kanale të dyshimta që nuk i kam njohur. Që të jemi seriozë unë ende besoj se Basha nuk ka marrë lek nga rusët, por rusët dhe Muzin i kanë marrë lekët, duke e parë si budalla dhe i kanë kalur nga llogaritë e tyre.

Tani është fare e thjeshtë. Lulzim Bashën ose e ka gënjyer Nik Muzin, duke i marë paratë përmes rusëve, ose është duke u përpjekur të gënjejë dhe do përfundojë keq.

Ky deri më sot nuk ka lënë njeri pa akuzuar pse e akuzojnë, por vetëm për Nik Muzin për të cilin ka paguar gati 1 milionë dollarë nuk ka thënë asgjë të keqe.

Që ky debat të marrë fund, dhe të gjithë të bindemi që Luli minimalisht është budalla që e ka gënjyer Nik Muzin, të denoncojë publikisht Nik Muzin dhe të presë një biletë sërisht, (Kusur e ka, do ti harxhojë ca lek tani) të shkojë të trokasë në derën e FBI dhe të dëshmojë kundër tij.

Po e bëri këtë, ai së paku ka punë vetëm me ligjin shqiptar. Do ndëshkohet si parti për shkelje të ligjit elektoral dhe mosdeklarim të ardhurash në fushatë, por për këtë maksimumi shkon në burg Ristani dhe financieri i partisë.

Po qe se nuk e bën këtë, do të thotë që Lulzim Basha dhe Nik Muzin janë bashkë në këtë histori dhe do të ndajnë të njëjtin fat. Shpresoj ta kenë sa më të lehtë, por jo nuk do të thotë se do ta ketë lehtë të na gënjejë ne, edhe si njeri që nuk distancohet nga Muzin, edhe si njeri që e ka gënjyer Muzini. Nëse e ka gënjyer ka rastin të shpëtojë prej tij. Nëse mendon se po na gënjen prap, duhet të vizitohet si njeri që e ka patalogji fizike gënjeshtrën. Por që kjo nuk do ti vlejë në gjyq.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: lulzim bashamero baze
Pas

Misioni i punësimit, kryeministri Edi Rama: Mos ju drejtoni të gjithë universiteteve

Para

Pas u hoqi ndihmën ekonomike, Rama “leksion” qytetarëve: Në vend të dilni në televizor drejtohuni tek zyrat e punës

Para
Pas u hoqi ndihmën ekonomike, Rama “leksion” qytetarëve: Në vend të dilni në televizor drejtohuni tek zyrat e punës

Pas u hoqi ndihmën ekonomike, Rama “leksion” qytetarëve: Në vend të dilni në televizor drejtohuni tek zyrat e punës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.