02:40 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E akuzoi se mashtroi me aeroportin, Rama i përgjigjet kryebashkiakut të Kukësit

16:35 | 05/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E akuzoi se mashtroi me aeroportin, Rama i përgjigjet kryebashkiakut të Kukësit

Pas përfundimit të vizitës në Kukës dhe postimit të një statusi në Twitter duke e quajtur aktivitetin e organizuar në këtë qytet si një supertakim,  Kryeministri Rama ka reaguar sërish, por këtë herë duke sulmuar personalisht kryebashkiakun Bashkim Shehu.

Rama shkruan në Twitter se Shehu është një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake që sipas tij, “i zë rrugën Kukësit me administratën, në vend që të ishte me qytetarët për në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar”.

Postimi i plotë:

“Një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake del e ze rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!Merren me prita rrugësh në shekullin e XXI e pastaj duan vota nga ky popull?Oh ç’derexhe!”, shkruan Rama në Twitter

Theksojmë se Rama në këtë takim mbërriti në qytetin e Kukësit dhe ka vetëm pak minuta që është larguar po me helikopter, mbase për të shmangur përplasjen me protestuesit që i bllokuan rrugën.

Kujtojmë se Shehu u shpreh më herët se Rama nuk është i mirëpritur në Kukës, pasi sipas tij mashtron qytetarët pasi në aeroportin e Rinasit sipas tij janë të punësuar 1077 persona ndërkohë që në Kokës ka deklaruar se do të punësohen 12 muijë qytetarë (lexo këtu).

Gjatë vizitës në këtë qytet, kryministri përveç konfirmimit të kandidatit Safet Gjici për garën lokale, ka folur gjithashtu dhe për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar që do i japë frymëmarrje ekonomisë në këtë zonë.

Kujtojmë që kryeministri është pritur me protesta nga banorët, të cilët kanë patur dhe përplasje me policinë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Aeroporti i KukesitBashkim Shehuedi rama
Pas

Ftesa farsë për opozitën, Kadiu: Ja pse Rama nuk e do dialogun

Para

Vrasja e dy vëllezërve, dyshime se policia ka bashkëpunuar me bandat

Para
Nga atentati ndaj Lulzim Kullës, te përplasja mes Licajve dhe Bajrave. Atentatet që tronditën kryeqendrën e Veriut

Vrasja e dy vëllezërve, dyshime se policia ka bashkëpunuar me bandat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.