00:48 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha, gjykata liroi zyrtaren pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

16:18 | 21/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha, gjykata liroi zyrtaren pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

Gjykata e Korçës me aprovim edhe të prokurorisë zbuti në 8 mars, masën e sigurisë ndaj Viola Sterjos, ish-zyrtares Bashkisë së Tiranës dhe më herët të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit  të akuzuar për “mashtrim” në shuma të mëdha.

Sterjo u arrestua në dhjetor të vitit që shkoi, pas kallëzimit nga një biznesmen që pretendon se ajo i  kishte marrë 57 mijë euro në vitin 2020 me premtimin se do e ndimonte të përfitonte një grand prej 3.5 milion euosh nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural, AZHBR.

Pas arrestimit ndaj saj u caktua masa e sigurisë me burg, ndërsa dy muaj më pas mbrojtja kërkoi në gjykatë zëvendësimin e masës së arrestit me arrest në shtëpi.

Argumenti i mbrojtjes sipas vendimit të zbardhur të gjykatës së Korçës për të zbutur masën e sigurisë, ishte gjendja e dy fëmijëve të të arrestuarës dhe bashkëshortit të saj. “Jetesa pa nënën ka sjellë tronditje psiko-emocionale duke humbur besimin në vetvete dhe ndikon në mënyrën e të jetuarit”, citohet në vendimin e gjykatës akti i ekspertimit psiko-social të fëmijëve.
Pretendimet e mbrojtjes janë gjetur të bazuara nga prokuroria që ka pranuar zbutjen e masës duke shtuar edhe se Sterjo nuk mund të ndikonte në prishjen e hetimeve dhe se ajo kishte dhënë dëshmi të detajuara mbi çështjen.

Pas kësaj gjyqtarja e çështjes Eglantina Mikani ka arsyetuar se “kufizimi i lirisë në këtë rast, por në kushtet e shtëpisë është i përligjur duke patur parasysh këtu rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale të shprehur në marzhin e dënimit, rrethanat e kryerjes të saj, por dhe qëndrimin e vetë shtetases nën hetim si dhe të organit procedues”.

Gjyqtarja thotë se mbante parasysh edhe qëndrimin e prokurores e cila në seancë kishte bërë me dije se nuk kishte qenë në dijeni të rrethanave familjare, por me njohjen me to edhe ajo vetë do kishte paraqitur kërkesë zëvendësimi mase.

Zbutja e masave të sigurimit ndaj zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të ngjashme është diçka rutinë në gjykatat shqiptare dhe argumentet në shumicën e rasteve janë kushtet shëndetësore. Në tetor të vitit të kaluar ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion në të ashtuquajturën afera e inceneratorëve u lirua përkohësisht nga Gjykata e Posaçme me pretendimin se kishte fëmijë të mitur. Por zbutja e masës së sigurimit ndaj Bllakos u apelua dhe ai u rikthye në qeli pas vendimit të Apelit.

Pas

Pas humbjes ndaj Juventusit, Interi merr kohë për t’u rikuperuar

Para

“Të gjithë fëmijët sot mund të jenë pre e bullizimit”, psikologia flet për fëmijët me sindromën Down: Shërbimet fizioterapeutike të fillojnë që në moshë të hershme

Para
“Të gjithë fëmijët sot mund të jenë pre e bullizimit”, psikologia flet për fëmijët me sindromën Down: Shërbimet fizioterapeutike të fillojnë që në moshë të hershme

"Të gjithë fëmijët sot mund të jenë pre e bullizimit", psikologia flet për fëmijët me sindromën Down: Shërbimet fizioterapeutike të fillojnë që në moshë të hershme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.