16:55 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E ardhmja e De Biasit te Shqipëria, flet Duka: Nëse ka oferta…

23:44 | 25/12/2016
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
E ardhmja e De Biasit te Shqipëria, flet Duka: Nëse ka oferta…

duka-debiasiPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për “Fair Play” në “News 24” ka analizuar vitin 2016, lagimin e zv. trajnerit dhe drejtorit teknik të kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani, ndërsa nuk ka harruar të komentojë edhe të ardhmen e trajnerit Gianni De Biasi.

“Ndoshta edhe për vetë Tramezzanin ishte disi e papritur. Kur e mori ofertën, na njoftoi duke na thënë ‘kam dëshirë që të nis një karrierë të re dhe do ta provoj nëse ju më jepni këtë mundësi’. Me keqardhje, por nuk e penguam. Kjo, pasi ai ka qenë një person simpatik, i cili gëzonte respektin e të gjithëve dhe ka kontribuuar shumë. Ka qenë një asistent i rëndësishëm dhe një urë lidhëse e trajnerit me futbollistët. Me gjithë cenimin e interesave tona, nuk e gjykuam të drejtë që t’i pengojmë karrierën”, tha Duka.

Sa i përket të ardhmes së De Biasit në kombëtaren kuqezi, kreu i FSHF-së është shprehur se  do t’i përmbahet kontratës, por nuk do ta pengojë nëse ka oferta të tjera.

“De Biasi është në një kontratë me ne dhe nuk besoj se do ta shkelë. Ne do të kemi të njëjtën qëndrim edhe me të nëse do të ketë një kërkesë për të provuar një aventurë të re, sepse kështu ka qenë marrëveshja me të që nga fillimi. Nëse ne do të vendosim për të vazhduar apo jo kontratën, nuk mund ta them sot, sepse jemi në gjysmën e rrugës së eliminatoreve të Botërorit. Dhe duhet të shohim deri në fund. Unë uroj shumë që të vazhdojë, pasi kjo do të thotë që do të ketë rezultate të mira, do të thotë që ne do të kënaqemi me punën e tij dhe me atë që do të dhurojë ekipi kombëtar”, deklaroi numri një i futbollit në Shqipëri.

Marrëdhëniet me De Biasin, Duka i cilësoi korrekte, por nuk mohoi ta ketë edhe mik. (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: de biasidukakombetarjakontrata
Pas

Si do të duken njerëzit pas 100 vjetësh? (VIDEO)

Para

Futboll, 7 talentet që pritet të shkëlqejnë gjatë 2017-ës (FOTO)

Para
Futboll, 7 talentet që pritet të shkëlqejnë gjatë 2017-ës (FOTO)

Futboll, 7 talentet që pritet të shkëlqejnë gjatë 2017-ës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

Lojtari i Realit: Shpresoj të qëndroj këtu, Madridi planet tjetër

Shqipëria U-15, zgjidhet trajneri i ri i përfaqësueses

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Rebelët Houthi sulmojnë anijen greke në Detin e Kuq, vrasin 3 marinarë

Balla pret ambasadorin e ri spanjoll Gabriel Cremades Ventura: Spanja mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.