Nuk kanë të sosur problemet për kampionët e Francës, PSG, pas problemeve që kishte me blerjet e shtrenjta, tashmë është në hetim për trukim ndeshjesh.
Mediet ndërkombëtare raportojnë se UEFA ka lëshuar një alarm drejt PSG, pasi dyshohet se mund të jetë pjesë e trukimit në sfidën me skuadrën serbe të Crvena Zvezdas, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, një zyrtar i Crvena Zvezda, ka kërkuar të vërë bast për humbjen e skuadrës serbe me 5 gola diferencë, por ajo që ka shtuar dyshimet është se PSG arriti të fitojë në shifrat 6-1.
Po sipas kësaj mediaje, thuhet se drejtori i Crvena Zvezdas ka luajtur rreth 5 milionë euro për këtë takim, ndërsa nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo, por do të ishte shumë e lehtë për tu verifikuar, nga hrjedaljet e parave të drejtorit.
(B.B/ Faxweb.al)