Në të gjitha institucionet e vendit apo ambientet publike pirja e duhanit është e ndaluar me ligj. Së fundmi edhe nga qeveria janë shtuar masat, të cilat parashikojnë gjobë deri në 50 mijë lekë për personin që e konsumon në këto ambiente.
Por e çuditshmja po ndodh në Zyrat Qëndrore të Hipotekës në Tiranë. Ashtu si në çdo institucion edhe këtu është lajmërimi që prirja e duhanit nuk lejohet brenda këtyre ambienteve. Madje është e detyrueshme me ligj se në institucionet vendosja e lajmërimit që duhani nuk lejohet.
Por te Zyrat e Hipotekës në Tiranë përveç këtij njoftimi theksohet se ata punonjës që e pinë në ambientet e punës shkarkohen edhe nga detyra.
“Pasoja që sjell pirja e duhanit në ambientet e institucionit është shkarkim nga detyra”, thuhet në lajmërimin e Hipotekës, teksa është e printuar edhe logoja kundër duhanit.
Të gjithë e dimë që duhani nuk është i mirë për shëndetin, madje dhe të vret por që të largoka nga puna, kjo nuk dihej. (J.V/Shuplaka)