E djegin socialistët me rastin e festave të fundvitit. Deputetët e PS-së si Blerina Gjylameti, deputeti Rakip Suli si edhe socialistë të tjerë ja kanë marrë valles gjatë festës mbrëmë. Deputetja Gjylameti shfaqet e veshur me një fustan të kuq teksa kërcen.
Kjo mbrëmje është zhvilluar në Laprakë, ku organizimin e ka bërë kryetarja e PS-së për Tiranës, Gjylameti me rastin e festave të fundvitit.
Në një moment Gjylameti shfaqet e veshur me një fustan të kuq, si për t’ju përshtatur festave dhe hedh vallen me të pranishmit, mes tyre deputeti Rakip Suli dhe kryetarin e partisë së Njësisë nr 11 në Tiranë, Ndue Ndoci. Të kanaqur shfaqen, ku nuk ka munguar as ushqimi dhe vera. (J.V/Faxweb)