Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e kaloi këtë fundjavë bashkë me fëmijët e tij në Lugano.
Përmes një postimi në Facebook ai na solli pamje nga kjo pjesë, dhe na tregoi dhe ambientet e jashtme të shtëpisë së tij luksoze.
“Një fundjavë plot dashuri familjare, atmosferë magjike dhe kohë të mirë; me Hanën, Isën, Diarin dhe Armanin, në shtëpinë tonë në Lugano”, shkruan Pacolli.
Kujtojmë se Pacolli ka disa biznese të fuqishme në Kosovë, dhe pasuria e tij numërohet me miliona euro.