Gjykata e Durrësit ka ndryshuar sërish masën e sigurisë për ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi.
Pak ditë më parë, Gjykata vendosi si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi, ndërsa sot ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Gjykata e Apelit Durrës sot në orën 11.30 ka prishur vendimin e Gjykatës se Shkallës së Parë të Rrethit Durrës, duke zëvendësuar masën e sigurimit personal atë te arrestit në shtëpi me masën e sigurimit personal atë të detyrimit për t’u paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore një herë në muaj.
Gjuzi i cili u vetëdorëzuar rreth dy javë më parë dhe zyrtarët e tjerë të ALUIZNI-t, një pjesë e të cilëve janë vënë në pranga më herët, akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.
Ne bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)