Krahas operacionit të FNSH dhe RENEA-s të zhvilluar në Shijak e Durrës, policia po zhvillon një tjetër operacion në Sarandë, për kapjen e Klemend Balilit, të njohur si Eskobari i Ballkanit.
Mësohet se policia ka informacione që Klemend Balili ndodhet në Sarandë, e kësisoj po bën krehjen e të gjithë zonës.
Klemend Balili është në kërkim nga policia prej shumë kohësh, ndërsa më herët u hodhën dyshime se ai mund të ishte larguar nga vendi.
(B.B/ Faxweb.al)