04:04 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E grabitën dhe më pas i vunë gjobë 10 mijë euro, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

09:17 | 21/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E grabitën dhe më pas i vunë gjobë 10 mijë euro, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Është finalizuar operacioni “Diamantët” në Tiranë. Në prangat e policisë kanë rënë 2 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi shtrëguan me dhunë një person për dhënie pasurie.

Nga policia është arrestuar Enea Duraj dhe Renato Toska, si edhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.H 31 vjeç. Ata kanë grabitur shtetasin me iniciale R.S në vendin e njohur si Yrshek, Tiranë, ku i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë.   Më pas e kanë kanosur shtetasin R. S, me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 000 Euro.Po kështu Policia ka sekuestruar 5000 mijë euro dhe 300 mijë lekë të reja. 

DETAJE: 

Më datë 20.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Diamantët”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Enea Duraj, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë

– Renato Toska, 28 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:

– E. H., 31 vjeç

Pas një pune hetimore profesionale për hetimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku shtetasit e sipërpërmendur dyshohet se kanë grabitur me dhunë shtetasin R. S., në vendin e njohur si Yrshek, Tiranë, ku i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë, ka rezultuar se:

Nga hetimi me metoda speciale, rezultoi se këta shtetas, më pas e kanë kanosur shtetasin R. S., me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 000 Euro.

Në momentin e ndërhyrjes nga Forca Operacionale, janë konstatuar shtetasit Enea Duraj dhe Renato Toska, të cilët janë arrestuar në kohën e dorëzimit të kësaj shume monetare.

Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma monetare prej 5000 Euro dhe 300 000 Lekë të reja, të cilat i janë vënë në dispozicion nga shtetasi R. S.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga Nenet 139-25 dhe 109/b të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: arrestimdy te rinjgrabitjekanosjetirane
Pas

Heqja e vizave, Pamupuri për Bushatin: Lajthitja e ministrit të Jashtëm që kërkon ta hedhë fajin te opozita

Para

Blerina Bombaj na tregon sekretin e lumturisë, partnerin e saj

Para
Blerina Bombaj na tregon sekretin e lumturisë, partnerin e saj

Blerina Bombaj na tregon sekretin e lumturisë, partnerin e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.