06:37 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E hëna ndryshe, rrugët që do të bllokohen nga protesta e opozitës. Ç’pritet të ndodh sot

08:26 | 24/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E hëna ndryshe, rrugët që do të bllokohen nga protesta e opozitës. Ç’pritet të ndodh sot

Pas më shumë se dy muajsh, sot protesta e opozitës pritet të përshkallëzohet në disa akse kryesore të vendit. E paralajmëruar tashmë prej disa ditësh opozita duket se për një orë do të tentojë të mbajë të bllokuar vendin.

Po cilat janë akset rrugore që pritet të bllokohen për rreth një orë 11-12:

Rotonda e Plugut, në hyrje të Lushnjes

Rotonda e Bradasheshit, në Elbasan

Rotonda e Milotit, në Kurbin

Sheshi Shqiponja, në Tiranë

Mbikalimi pranë shkollës Teknologjike, te Pallati me Shigjeta në Tiranë

Vetë opozita ka siguruar që protesta do të jetë paqësore dhe se policia e shtetit bën mirë që të mos provokojë qytetarët.

 “Dhunë në protestat e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të Republikës së Re nuk ka e nuk ka për të patur! Dhuna është tipar i dobësisë morale, dhuna është tipari dallues i frikacakëve qe fshihen pas fasadës. Burrat dhe gratë me uniformë, të cilët ndajnë të njëjtat halle me shqiptarët, dhe që keqpërdoren në mënyrën më të mjerë, më kriminale, nga ky pushtet, duhet ta dinë se qytetarët e bashkuar nesër në bllokimin total të transportit kombëtar mes orës 11:00 dhe 12:00, protestojnë d​he për të drejtat e tyre” u shpreh dje kreu i opozitës Lulzim Basha.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe një replikë në distancë mes institucionit të Policisë së Shtetit dhe Partisë Demokratike. Policia u shpreh se nuk do ta lejojë bllokimin e rrugëve.

Në një konferencë për mediat, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë në Ministrinë e Brendshme doli për t’i bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në rrugë, pasi protesta e sotme synon destabilizimin e vendit. Altin Qato kujtoi se protestuesit do të regjistrohen nga policia dhe në shkelje të ligjit, i pret burgu.

Zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cënim të rëndë të rendit publik.

Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në këtë protestë të paligjshme dhe me rrezik të madh për rendin dhe sigurinë.

Policia e Shtetit sjell gjithashtu në vëmendje që zhvillimi i manifestimeve të paligjshme mundet të shfrytëzohet edhe nga elementë kriminal me qëllime të caktuara për të krijuar destabilitet.

Të gjithë ata që do të marrin përsipër t’u shkojnë pas politikanëve të kujtdo subjekti politik për të cënuar rendin publik, penguar qarkullimin e lirë të njerëzve e të mallrave, dëmtuar bashkëjetesën shoqërore dhe ekonominë e bizneseve, do të përballen me ligjin.

Kodi Penal, përkatësisht neni 262 dhe 274 të tij sanksionojnë dënime të rënda deri me burgim për ata shtetas që marrin pjesë në manifestime të paligjshme dhe/ose prishin rendin dhe qetësinë publike.

Nga ana tjetër Kryeministri Rama që me mëngjes ka zgjdhur të vlerësojë rolin e Policisë së Shtetit duke i konsideruar ata ëngjëj mbrojtës.

‘’MIRËMËNGJES, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të një prej “engjëjve mbrojtës” të rregullit në rrugët e vendit.

Ermela Lika, pasi ka kryer me rezultate të shkëlqyera Akademinë e rilindur të Sigurisë është bërë pjesë e #PolicisëQëDuam bashkë me 888 gratë dhe vajzat me gradë, të cilat i janë bashkuar forcave të rendit tre vitet e fundit.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, që me përkushtimin dhe profesionalizimin e saj apo të tij, ka bërë të mundur kthimin e besimit të qytetarëve tek uniformat blu.

Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet#Punë#Mirëqenie.”, shkruan Rama. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Bashalulzim bashaprotestaprotesta e opozites
Pas

“Engjëj mbrojtës”, Rama përgëzon e falënderon policinë pak orë para protestës së opozitës

Para

Largimet politike, 40 milionë euro shifra e kripur që i ka kushtuar shtetit

Para
Largimet politike, 40 milionë euro shifra e kripur që i ka kushtuar shtetit

Largimet politike, 40 milionë euro shifra e kripur që i ka kushtuar shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.