Një ngjarje e rëndë ka tronditur jo pak opinionin publik ditën e sotme, teksa në qytetin e Fier është eleminuar me thikë një 23-vjeçar.
Viktima i identifikuar si Florian Selimi, 23 vjeç, u gjet rreth orës 7 të mëngjesit i pajetë në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, Fier. Sipas burimeve të deritanishtme i riu është prerë në fyt me thikë dhe ka gjetur vdekjen.
Trupi i tij është pikasur nga banorët e zonës dhe më pas është njoftuar policia.
Pranë trupit të viktimës ishte makina në pronësi të tij, me kofano hapur dhe pa njërën prej gomave.
Deri më tani janë shoqëruar disa persona, por ende nuk është zbardhur si ngjarje.
Pak orë pas ngjarjes nëpër media qarkulloi lajmi se në vitin 2015 Floriani kishte vjedhur dhe më pas djegur një furgon në qytetin e Fierit dhe kjo bënte që ai të ishte një emër i njohur për policinë.
Por si qëndron e vërteta? A ka vjedhur më parë Florian Selimi i mbetur sot viktimë e një sherri të pa zbardhur?!
Pranë JOQ Albania ka shkruar një i afërm i të ndjerit, i cili ngulmon i bindur se nuk është aspak e vërtetë që Floriani të kishte kryer ndonjëherë vjedhje.
Ai sqaron:
“Përshëndetje JOQ! Floriani nuk asht denu kurr per vjedhje po eshte denu se ka djeg furgonin e nje oficeri policie i cili e ka keqtrajtu para ca vitesh. Une jam nje kusheri i tij e dij krejt situaten. Ky ka qen duke shitur ne treg e aty eshte zënë me oficerin. Oficeri e ka rrahur ky ka qen i vogel 19 vjeç dhe prandaj e ka djeg furgonin e tij për t’u hakmarrë.
Ska qen i denuar kurr per vjedhje! Ka qenë problematik ama hajdut s’ka qenë kurrë! Për makinën e oficerit është dënuar, e përsëris që ka qenë problematic në atë moshë, por nuk vidhte dhe kishte ndryshuar komplet kohët e fundit. Që nuk ka qenë i dënuar kurrë për vjedhje ua garantoj unë me jetë, por mediat shkrujanë çfarë u intereson.” /JOQ Albania