Nëse dikur ishin kolegë dhe vartës të Lindita Nikollës, tashmë pozitat e Besa Shahinit dhe Taulant Mukës kanë ndryshuar. Shahini është bërë ministre ndërsa Muka iu rikthye punës së tij si studiues.
E nga këto pozita Muka ka sulmuar Shahihin, pasi sipas tij nuk ka asnjë plan konkret se çfarë do të bëjë me ligjin e arsimit të lartë, dhe gjendjen e universiteteve në përgjithësi.
Në një postim në Facebook, Muka e ka cilësuar Shahinin si një ministre pa identitet, pasi sipas tij, ajo vetëm reciton “Paktin për Universitetin” dhe nuk ditë japë një argument të sajin, apo të ketë mendimet e veta.
Muka e cilëson arsimin shqiptar, me shekuj larg nga nivelet akademike perëndimore dhe fajtore për këtë sipas tij është politika.
Postimi i plotë:
Degjova me kureshtje Ministren e re te Arsimit perballe Lutfi Dervishi! Nje ministre pa identitet, pa mendim te sajen! Nje ministre qe vetem reciton “paktin e universitetit”, por qe nuk di te jape nje argument! Znj Ministre ju nuk keni guxim te thoni:
-I shkarkuam anetaret e bordeve te administrimit sepse jane te korruptuar!
-Ata politikane qe kapen me plagjiature duhet te japin doreheqje siç behet kudo ne boten e zhvilluar perendimore!
Çfare modeli jeni ju per rinine Shqiptare, modeli qe mohon çdo pergjegjesi dhe qe nuk denon “hajdutet intelektual”?! Nje model i ngjashem si shefja juaj Nikolla & qe u ngrit gjithe rinia ne kembe kunder? Po si mund te gjenerojne universitetet Shqiptare para dhe te bejne kerkim shkencor me ato kapacitete “akademike” qe kane, dhe me bizneset shqiptare qe nuk e dine se çeshte inovacioni?!
Gjendja ne arsimin e larte ne Shqiperi eshte e mjerueshme, dhe ju znj Ministre nuk po ofroni zgjidhje! Perkundrazi, kush e njeh dhe e do arsimin e larte e kupton qe politika qe po ndiqni do e shkaterroj dhe me shume arsimin e larte! Ne jemi shekull larg nga nivelet akademike perendimore, dhe sa me shume kohe humbasim me reformat jo te duhura ne arsimin e larte, aq me shume e thellojme kete distance dhe shkaterrojme te ardhmen e te rinjve dhe Shqiperise!”