Është zbardhur dëshmia e dhënë nga Lulzim Cuku, i cili vrau me thikë gruan e tij në Durrës. Gjatë dëshmisë në policinë e Durrësit, Cuku është shprehur i penduar, duke thënë se keqardhjen më të madhe e ndjen për fëmijët e tij, të cilët tashmë do të mbeten rrugëve.
Autori deklaron se e shoqja e tradhëtonte, madje shkon deri aty sa thotë se e kishte kthyer shtëpinë e tyre, në shtëpi publike, ku futeshin lloj lloj njerëzish.
“Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijet e mijë ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. Tentova disa herë të vetëvritesha, por nuk ia dola. Sherri fundit ndodhi, pasi prej kohësh kishim debate.
Kisha dyshime se ajo fuste njerëz të tjerë në shtëpinë tonë, ndërkohë që unë isha në Greqi. E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda llojë-llojë njerëzish. I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi me thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njërëz të panjohur në shtëpi.
Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpeshë. Mbrëmë (parmbrëmë) situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë. Nuk mendova se ka vdekur, pasi e lashë të shtrirë në tokë. Nga mediat e dëgjova që kishte ndërruar jetë. Më vjen shumë keq, sidomos për fëmijët që mbetën në mëshirë të fatit”, ka deklaruar Cuku, raporton Faxweb.al.
Burime bënë me dije se 45-vjeçari e ka goditur me sëpatë gruan e tij duke i prerë gjymtyrët, përkatësisht në kokë dhe në duar.
Ai e ka goditur pasi gruaja është futur në banjo për të kërkuar ndihmë, duke telefonuar familjarët e saj dhe në atë moment është goditur.
Paraprakisht dyshohet se burri e ka goditur gruan pas një debati mes tyre, pasi kjo e fundit mësohet se i ka kthyer fjalën.
Bëhet me dije se të bërtiturat e saj kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.
45-vjeçari jetonte në Greqi dhe kishte vetëm një javë që kishte ardhur në Shqipëri. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit, ndërkohë që çifti ka edhe një vajzë 9 muajshe.
(E.K/Faxweb.al)