14:29 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërkoi ndihmë prej dy ditësh, burgu i Peqinit pa mjekë/ Detaje të reja nga vdekja e Mëhillajt, të dënuarit goditën dyert e qelive

09:56 | 03/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkoi ndihmë prej dy ditësh, burgu i Peqinit pa mjekë/ Detaje të reja nga vdekja e Mëhillajt, të dënuarit goditën dyert e qelive

Faxweb.al ka zbardhur detaje të reja, nga vdekja brenda qelisë së burgut në Peqin e Andon Mëhillajt, i dënuar përjetë për porositjen e disa vrasjeve në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se Mëhillaj qendronte i vetëm në qeli, për shkak tërrezikshmërisë së lartë që paraqiste, ndërkohë që trupi i tij është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se Mëhillaj është ndjerë keq prej dy ditësh, dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore e cila nuk i është dhënë nga ana e spitalit, duke marrë parasysh se për transportimin e të burgosurve duhen marrë masa speciale.

Të frikësuar nga lirimet e disa të fortëve, dhe buja që la pas rasti Dajti, drejtuesit e burgut të Peqinit, nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e 44 vjeçarit Mëhillaj. Ndërkohë të njëjta burime bëjnë me dije se në burgun e Peqinit momentalisht nuk ka fare mjekë, ndërkohë që pas vdekjes së tij ka pasur një revolt nga ana etë burgosurve.

Shumë prej tyre kanë goditur dyert e burgut, dhe janë ankuar për kushtet në të cilat mbahen. Nga ana tjetër familja e Mëhillajt, në qytetin e Vlorës, pretendon se ai është helmuar, në shenjë hakmarrjeje, për krimet për të cilat është akuzuar dhe është gjetur fajtor nga ana e Gjykatës.

Andon Mëhillaj ishte anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë, pasi ishte vetëdorëzuar në polici në vitin 2014. Më konkretisht Mëhillaj dyshohej se fshihej pas porositjes të disa krimeve të rënda në Vlorë, të gjitha të kryera me tritol, dhe të ekzekutuara nga serial killer Julian Sinanaj, i cili u bë më pas i penduari i drejtësisë.

Mëhillaj, sot 44 vjeç në momentin e dëshmisë në prokurori në vitin 2014, kur dhe u vetëdorëzua në policia, ka dhënë dëshmi të kundërta me Sinanajn dhe anëtarët e tjerë të bandës, që quheshin ndryshe dhe grupi i Tritolit.

Mëhillaj dhe disa të afërm të tij dyshoheshin se kishin qenë porositësit e të gjithë krimeve të pranuara nga Julian Sinanaj, përveç atentatit me tritol ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Në asnjë moment ai nuk dha emrat e personave të tjerë që kishin porositur krimet duke marrë një dënim maksimal, siç ishte ai me burg përjetë.

“Do të isha vetëdorëzuar më parë, por doja që më parë të siguroja familjen time, bashkëshorten dhe dy fëmijët, pesë dhe një vjeç e gjysmë. Nuk mund të lija familjen rrugëve dhe nën kërcënime të mundshme, për shkak të akuzave që janë ngritur me pa të drejtë ndaj meje, si nga Sinanaj, ashtu edhe nga grupi hetimor.

Gjithashtu, shumë gjëra mendoj se më pas janë fryrë edhe nga mediat. Tashmë që sigurova familjen, jam i qetë dhe i gatshëm t’i dorëzohem dhe përgjigjem prokurorisë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj meje me pa të drejtë, duke vënë në rrezik jetën time dhe të familjes time”, deklaronte Mëhillaj në momentet e vetëdorëzimit në Polici, ndërsa rrëfente dhe njohjen me  Sinanajn.

“Me Sinanaj kam pasur mosmarrëveshje për disa gjëra, madje isha kërcënuar prej tij, por kishim një kohë të gjatë që nuk flisnim dhe nuk e di se cili ka qenë shkaku që ai më implikon me këto akuza të pabaza”.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: andon mehillajvdekja e mehillajt
Pas

“Vrasje kundër dy ose më shumë personave”, policia publikon emrat e dy më të kërkuarve të rrezikshëm (Fotot+krimet)

Para

“E kishte kthyer në shtëpi publike”, zbardhet dëshmia e Lulzim Cukut, masakroi me thika gruan: Dëgjova çfarë më thanë të tjerët

Para
FOTO/ Të bërtiturat e 33-vjeçares alarmuan fqinjët, kush është autori i vrasjes makabre në Durrës

"E kishte kthyer në shtëpi publike", zbardhet dëshmia e Lulzim Cukut, masakroi me thika gruan: Dëgjova çfarë më thanë të tjerët

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari

Granit Xhaka me të ardhmen e pasigurt, ish-trajneri i PSG-së e shikon si prioritet

“Vendi që e adhurova”, erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman i 2 korrikut të ambasadave

Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Hapja e ambasadës gjermane/ Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.