Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Korçë. Një ushtar profesionist ka pirë fotoksinë pasi është ndarë nga e dashura e tij. Tashmë ai është dërguar drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën.
Ushtari është identifikuar si Erald Seiti. 28 vjeç, ndërsa motivet e ndarjes së çifit ende nuk dihen. Seiti kishte disa vite që ishte i angazhuar në rradhët e ushtrisë.
Sipas të dhënave të spitalit në Korçë gjendja e tij është kritike për jetë. Nuk është rasti i parë në vendin tonë që të rinjtë zgjedhin rrugën ekstreme të dëmtimit të vetes së tyre pas ndarjes nga partneret. (E.K/SHUPLAKA)