11:04 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ikën Ervin Hodaj, kush e zëvendëson Ardian Çipën, TË GJITHA LËVIZJET në Policinë e Shtetit

13:11 | 27/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ikën Ervin Hodaj, kush e zëvendëson Ardian Çipën, TË GJITHA LËVIZJET në Policinë e Shtetit

Një sërë lëvizjes kanë përfshirë policinë në qarqe me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Furtuna e largimeve apo zëvendësime ka përfshirë Policinë e Tiranës, Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit, Durrësit dhe ato të kufirit.

Ervin Hodaj është shkarkuar nga posti i drejtorit të Policisë së Tiranës, ai do të zëvendësohet nga Ard Veliu.

Ardian Çipa, i cili u shkarkua nga postu dy ditë më parë, do zëvendësohet nga Idajet Faskaj, i cili është emëruar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Krimet e Rënda.

Në Durrës largohet Perlat Çullhaj për t’u zëvëndësuar nga Alfred Çepe; në Elbasan emërohet Arben Dashi; në krye të Policisë së Shkodrës do jetë Gjovalin Loka; në Lezhë emërohet Bledar Çeliku; në Korçë emërohet Arben Skendo, duke u larguar kështu nga SHÇBA; në Fier emërohet Bert Nushi, ndërsa në Berat do të qëndrojë Fatmir Lleshi; Lorenc Panganika në Gjirokastër.

Sokol Bizhga do të emërohet në postin e drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale në vend të Niko Brahimajt. Në krye të Kufirit në Korçë Arben Jocaj, ndërsa drejtor kufiri në Shkodër do të jetë Idajet Hoxha.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit është e angazhuar në përmbushjen me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në zbatimin e detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor; luftën kundër trafikut të drogës dhe veçanërisht kultivimit të kanabisit; luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme; konsolidimit të strukturave të Policisë së Shtetit edhe përmes rritjes së integritetit dhe aftësisë profesionale të punonjësve të Policisë e menaxhimit më të mirë të tyre, si dhe realizimit sa më mirë të detyrave që lidhen me sezonin e ri turistik.

Në funksion të nevojës për të përmbushur sa më mirë prioritetet e mësipërme si dhe për të përmirësuar më tej punën e strukturave vendore të Policisë, në reflektim edhe të arritjeve dhe problematikave të konstatuara gjatë vitit 2016 dhe tremujorit të parë këtij viti, janë bërë një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kryhen këto emërime:

  • Drejtues i Parë IDAJET FASKAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshem për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda
  • Drejtues SOKOL SELFOLLARI, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Rënda
  • Drejtues AIDA HAJNAJ, deri tani Shef i Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin
  • Drejtues i Parë SOKOL BIZHGA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike
  • Drejtues i Parë SHKËLQIM SAÇO, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Strategjik, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike
  • Drejtues i Parë NIKO BRAHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda
  • Drejtues i Parë FREDI AGASTRA, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit janë bërë këto emërime:

  • Drejtues i Parë GJOVALIN LOKA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
  • Drejtues i Parë DYLAVER SHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
  • Drejtues i Parë ALFRED ÇEPE, deri tani Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policise Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë, Durrës
  • Drejtues i Parë ARBEN DASHI, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan
  • Drejtues ARDI VELIU, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë
  • Kryekomisar ALBERT NUSHI, deri tani Komandant i Repartit “DELTA” Vlore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier
  • Drejtues GENTJAN SHEHAJ, deri tani Përgjegjës i Departamentit / zv/Drejtor në Departamentin e Policimit në Patrullë, në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
  • Drejtues i Parë LORENC PANGANIKA, deri tani Pedagog Departamenti i Formimit të Vazhdueshëm, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokaster
  • Drejtues BLEDAR ÇELIKU, deri tani Zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë
  • Drejtues i Parë ARBEN SKËNDO, deri tani Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së, emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë
  • Kryekomisar IDAJET HOXHA, deri tani Shef Sektori / Specialist në Sektorin për Asetet Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër
  • Kryekomisar ARBEN JOCA, deri tani Shef Sektori/Specialist në Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë
  • Kryekomisar LUAN HYSENI, deri tani Shef i Sektorit të Analizës dhe Kartotekës në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë
  • Drejtues MANOL DHAMAJ, deri tani Shef Sektori / Specialist ne Sektorin e Pranimit dhe Rekrutimit, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
  • Drejtues BASHKIM SHEHU, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në DVP Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës
  • Drejtues ILIRJAN BALLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Diber, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
  • Drejtues SHKËLQIM PEPKOLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës
  • Drejtues KOÇO DAFA, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinimit të Operacioneve në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër
  • Drejtues FATMIR HOXHA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë  Gjirokastër, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
  • Drejtues ADRIATIK TAFÇIU, deri tani shef i Sektorit të Planifikimit dhe Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër
  • Kryekomisar SOKRAT GODE deri tani me detyrë në strukturat e SHÇBA emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
  • Kryekomisar SHKËLZEN REXHEPI, deri tani shef i Sektorit Qendror Kombëtar, INTERPOL, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë

Lëvizjet në rradhët e drejtuesve të Policisë kanë si kriter bazë rezultatet konkrete të punës së gjithësecilit, synimin për t’i bërë më eficente strukturat policore, por dhe nevojën për të përmirësuar organizimin dhe drejtimin e tyre edhe në funksion të përmbushjes së prioriteteve të reja të këtij viti.

Ndryshimet synojnë t’i japin një tjetër ritëm punës së Policisë së Shtetit në përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Policia e Shtetit do të vazhdojë me seriozitet, përkushtim dhe profesionalizëm edhe me mbështetjen e pakursyer të partnerëve tanë ndërkombëtare, të përmbushi me përgjegjësi të lartë detyrat në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.              

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: drejtoretFatmir Xhafajpolicizevendesime
Pas

E la e dashura dhe tentoi vetëvrasjen me fotoksinë, kush është ushtari korçar i nisur me urgjencë drejt Tiranës (FOTO)

Para

U përpoq për të, Rama jo vetëm e shkarkon mësuesen në Kavajë po dhe e bën shembull në Kuvend

Para
U përpoq për të, Rama jo vetëm e shkarkon mësuesen në Kavajë po dhe e bën shembull në Kuvend

U përpoq për të, Rama jo vetëm e shkarkon mësuesen në Kavajë po dhe e bën shembull në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.