02:29 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

E mbajtën të fshehtë deri tani, Meta zbulon se është takuar me Bashën gjatë çadrës. Çfarë i ka thënë

21:43 | 08/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta akuza ndaj Ramës dhe Bashës: Qeveria teknike po funksionon si qeveri minimi

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka zbuluar se gjatë periudhës së çadrës ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha. Takim i cili nuk ka dalë në media.

“Këta mund të bojkotojnë se me zgjedhje normale humbasin. Me shqetësimin edhe për ndonjë ndërhyrje nga shteti. U kam thënë se këta mund të humbasin me zotin Rama, Ruçi dhe Vasili. Situata vijoi dhe u acarua. Kemi moment të ndërrimit në qeveri, kishte një moment kur u ofrova për një dialog me opozitën por kjo nuk u bë. Situata u acarua edhe më tej, ofrova edhe mandatet e LSI, rëndësi për ne ishte që PD të hynte patjetër në zgjedhje, sepse kam qenë edhe politikan në 97-ën dhe unë e di çdo të thotë të hysh në zgjedhje pa opozitën.

Jam takuar unë vetë me zotin Basha, bashkë me dy persona të tjerë gjatë çadrës. Njëri prej tyre Petrit Vasili. I kam thënë këto gjëra, që ia kam thënë edhe zotit Rama edhe ambasadorëve të huaj, edhe MsAllister e Fleckenstein, edhe në takimin në Hotel Tirana.

I kam thënë, për çështjen e drogës dhe dekriminalizimit ke të drejtë. Ne i mbështesim se janë problem shumë i madh për vednin dhe zgjedhjet. Për punën e zotit Rama, i kam thënë e para mos prit LSI në çadër. Kjo nuk zgjidh ndonjë gjë, po doli LSI nuk ke vend më këtu. Mos prit nga unë të vete në Parlament të votoj kundër Ramës sepse unë kam një marrëveshje, ai ka përgjegjësi. Por ti ke të drejtë të kërkosh disa garanci, por nuk mund ta teprosh. Por ky mendonte të bëjmë një qeveri teknike, votim elektronik.

I kam thënë se nuk e pranoj dot idenë që Shqipëria të bëjë zgjedhje përtej 9 shtatorit, sepse sipas Kushtetutës kjo mund të bëhet vetëm nëse Shqipëria hyn në luftë. Por ti ke të drejtë të kërkosh garanci, i kam ofruar presidentin.

Për çështjet e mëdhaja, si për Reformën në Drejtësi se shqetësimin këta të dy e krijuan. Hajde kam thënë, ta zgjidhim këtë situatë. Ai insistonte për votim elektronik, ty vetëm unë edhe Doris Pack të mbështetim. Ti ke një , këto i kam thënë, e di që ështëmërzitur edhe më pas. Ia kam thënë edhe Berishës edhe Dritan Shehut. Nuk mund ta menaxhojmë ndryshe, do i bëj kërkesë PPE-së, thashë, meqë PD është pjesë. Ramë dakord që të sillnin një negociator, që ata zgjodhën të ishte McAllister.

Ndoshta kjo ndikoi edhe në marrëveshjen e tyre, i kam thënë e kuptoj se je i shqetësuar përballë një koalicioni të madh, PS, PDIU, LSI. Kam thënë nëse është kështu bëjmë një ndryshim kodi dhe LSI të bëjë koalicion me PDIU ose të dalë vetëm.

Pra qëndrimet e mia kanë qenë shumë të qarta ua kam thënë sa herë jam takuar. Po sa herë janë takuar Basha dhe Rama, edhe takohen, ça problemi ka. Nuk mund të takohesh fshehurazi në prani të disa vetave.”, tha Meta. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ilir meta
Pas

Ben Blushi ashpërson tonet:Rama nënpunësen ordinere të Bashkisë së Tiranës, e bëri Ministre Shëndetësie

Para

FOTOJA E DITËS e Ramës, ndryshe nga të tjerat. Ja çfarë bie në sy

Para
FOTOJA E DITËS e Ramës, ndryshe nga të tjerat. Ja çfarë bie në sy

FOTOJA E DITËS e Ramës, ndryshe nga të tjerat. Ja çfarë bie në sy

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.