Detaje të reja dalin në dritë pas rrëzimit të avionit në Kolumbi, me lojtarët e ekipit të Brazilit, Chapecoense.
Sipas tzabloidit britanik “The Sun”, përpara se avioni të rrëzohej me ekipin e Chapecoense, kishte transportuar më parë ekipin e Argjentinës në të cilin ndodhej edhe Lionel Messi.
Ekipi argjentinas ka udhëtuar 4 orë dhe 4 minuta, dhe nëse do të zgjaste edhe 18 minuta të tjera, atëherë avioni do të rrëzohej dhe mund të ishte një tragjedi ndoshta edhe më e madhe.
Avioni charter me 81 persona në bord, duke përfshirë edhe ekipin e Chapecoense u rrëzua në qytetin Medellin të Kolumbisë. Nga tragjedia vetëm 6 persona arritën të mbijetojnë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i tragjedisë ishte mbarimi i karburantit.