Në një kohë kur klima politike është ndezur në akuza dhe kundër-akuza ndaj njëra tjetrës në lidhje me audiopërgjimin e publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket se materialet e publikuara nuk janë të vetmet.
Gazetari Blendi Fevziu është shprehur sonte në mbrëmje se ka një video-përgjim edhe për një ministër tjetër të kabinetit ‘Rama 2’.
Fevziu nuk dha më tepër detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, por u shpreh se ka dijeni për një material të tillë. Deklaratat ai i bëri në Abc Neës duke komentuar aktualitetin politik në vend.
(B.H/Faxweb)