Një 38-vjeçar në Vlorë është vënë në prangat e policisë pasi plagosi rëndë 54-vjeçarin me iniciale XH. O. banues në këtë qytet.
Ngjarja ndodhi teksa ata ishin duke debatuar me njëri-tjetrin, kur 38-vjeçari ka përplasur në trotuar shtetasin tjetër duke i shkaktuar plagë në kokë.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia ka arrestuar në flagrancë një person për “Plagosje të rëndë me dashje”. Arrestohet shtetasi: Aleksander Muka, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin Xh.O., 54 vjeç, banues në Vlorë, ku për pasojë ky i fundit është rrëzuar në trotuar dhe ka marrë goditje të rëndë në kokë. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.
(XH.A/SHUPLAKA)