10:19 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E PLOTË/ “Largohuni, ikni shpejt”. Nga ulja e detyruar deri te fuoristrada e bardhë që largoi me shpejtësi 2 persona, misteri me avionin e Malësisë së Madhe

16:16 | 04/10/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E PLOTË/ “Largohuni, ikni shpejt”. Nga ulja e detyruar deri te fuoristrada e bardhë që largoi me shpejtësi 2 persona, misteri me avionin e Malësisë së Madhe

Një ngjarje plot mister është ajo që ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Malësi të Madhe, ku një avion i vogël privat bëri ulje të detyruar pas një defekti të dyshuar.

Në avion mësohet se kanë qenë dy persona të, të cilët i ka parë duke u larguar një bari i zonës. Bariu thotë se ata e kanë urdhëruar të mos afrohet dhe janë larguar me një fuoristradë të bardhë.

Bisedën e dy personave me barin e zonës e ka treguar kryeplaku i Kelmendit, Preke Vata, i cili ka treguar detaje nga ngjarja ku një avion i vogël u rrëzua në një zonë në këtë fshat, pas një defekti teknik.

“Kam informacion. E mora informacionin nga banorët e lagjes dhe barinjtë. Aty afër nuk ka pasur njeri. S’ka shtëpi afër. Ky avion ka ardhur rreth orës 9 ose 9 e çerek. Është ulur në atë zonë, në lagje të Velipojës. Kanë pushuar nja gjysmë orë dhe kanë tentuar që të ikin nga kanë ardhur dhe kanë pësuar defekt, dhe kanë rënë në një livadh. Banorët kanë ndjerë si punë granate (zhurmë) i pari erdhi një çoban. Erdhën dhe disa të lagjes. Kanë parë disa njerëz aty, dy njerëz dhe nuk i kanë lënë të të afrohen. Aq thonë, se më afër nuk i kanë lënë të afrohet. Njëri fliste shqip. Më pas erdhi fuoristrada. “Mos u afro këtu. Mos u afro as një hap më këtej, largohu!’. Në zonë kanë qëndruar rreth 30 minuta. Në atë moment kanë qenë larg. Tërë verës vinin turistë dhe zbrisnin me parashutë. Jam duke pritur policinë këtu që të vijë. Nuk jemi aty afër,” tha Vata.

Ajo që është më dyshuese, në një kohë të tillë kur sezoni i kanabisit është në kulmin e tij, është lënda që përmbante avioni.

Sipas informacioneve të përditësuara deri më tani, mësohet se brenda avionit privat ka pasur bimë medicinale të cilat nuk kanë përmbajtje narkotike

Njoftimi i Policise

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.

Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit

Në lidjje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, që tha për avionin që u rrëzua në zonën e Kelmendit se një fuoristradë ka ardhur dhe i ka marrë dy personat që ishin brenda tij dhe se ata nuk kanë pësuar lëndime përderisa janë larguar nga vendngjarja.

“Kam komunikuar me kryeplakun e fshatit, i cili është 50 metra larg avionit. Avioni ka bërë ulje të detyruar në livadh, ka tentuar të ngrihet dhe nuk ka mundur. Një furiostradë dhe tani verifikimet do ti bëjë polciia për të zbardhur ngjarjen. Ata kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore përderisa janë larguar nga vendgjarja dhe po ashtu flisnin shqip . Janë bjeshkë, për 5 minuta banorët mund të shkojnë në këmbë deri aty, nuk është zonë e banuar. Ka ardhur një mjet që ka ardhur i ka marrë dy personat. Nuk kam dëgjuar një rast të tillë ndonjëherë. Për pak minuta policia do të jetë në vendngjarje për të parë se kujt i përket ai helikopter”– u shpreh Marinaj.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Covid-19 ka pësuar mutacion, shefi i “Pfizer” parashikon nevojën për një vaksinë të re

Para

“Kam një makinë modeste, një Ferrari”. Bëri namin në rrjet me deklaratën e tij, kandidati për kryetar komune në Kosovë zbulon kush ia bëri dhuratë

Para
“Kam një makinë modeste, një Ferrari”. Bëri namin në rrjet me deklaratën e tij, kandidati për kryetar komune në Kosovë zbulon kush ia bëri dhuratë

“Kam një makinë modeste, një Ferrari”. Bëri namin në rrjet me deklaratën e tij, kandidati për kryetar komune në Kosovë zbulon kush ia bëri dhuratë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

Propozohet kufizim të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane! Mbështetje dhe kritika

Hamasi refuzon një tjetër propozim nga Katari për armëpushim

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.