Ivanka Trump-it nuk i ka pëlqyer pyetja lidhur me akuzat për ngacmime seksuale kundër të atit.
Kur gazetari i “NBC News” e pyeti nëse i besonte grave që kishin ngritur pretendime të tilla për babain e saj Donald Trump, Ivanka reagoi e bezdisur.
“Nuk mendoj se kjo është një pyetje që mund t’ia bësh vajzave për baballarët e tyre. E besoj babain tim, e njoh atë. Kështu mendoj se kam të drejtë që si vajzë të besoj versionin e pohuar prej tij”, tha Ivanka
Shume gra e kanë akuzuar Trump-in se i ka puthur ose ngacmuar pa miratimin e tyre para se të bëhej president.
Por kreu i Shtëpisë së Bardhë i hedh poshtë pretendimet.
Gjatë fushatës elektorale manjati i pasurive të patundshme kërcënoi t’i padiste disa prej grave që e akuzonin, por nuk e bëri kurrë këtë.
Komentet e Ivanka Trump gjatë intervistës së transmetuar të hënën erdhën në fund të Lojërave Olimpike në Korenë e Jugut.
Ndërsa gjendej atje, ajo u takua me presidentin koreanojugor për të diskutuar lidhur me sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut.
Kjo nuk është hera e para që Ivanka Trump pyetet për sjelljet e papërshtatshme të babait të saj ndaj grave.
Gjatë një aktiviteti në Berlin në vitin 2017, ajo u fishkëllye nga audienca pasi e quajti të atin një mbrojtjes të flaktë të të drejtave të grave.(E.K/FAXWEB)
“Do you believe your father’s [sexual misconduct] accusers?” –@PeterAlexander
“I think it’s a pretty inappropriate question to ask a daughter if she believes the accusers of her father when he’s affirmatively stated there’s no truth to it.” –@IvankaTrump pic.twitter.com/23AVPgcOdE
— TODAY (@TODAYshow) February 26, 2018