11:41 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E quajti Albin ”vëlla”, komentuesit nuk lënë gjë pa i thënë Klaudias. Ndërhyjnë mamaja dhe motra e saj (FOTOT)

15:08 | 22/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas lajmit për ndarjen, reagojnë Albi Nako dhe Klaudia Pepa

Mesazhi që Klaudia Pepa e quante ‘’vëlla të madh” Albin, ish-bashkëshortin e saj nuk u prit aspak mirë nga publiku. Edhe pse të dy balerinët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët pas ndarjes, kjo nuk i ka qetësuar aspak publikët e tyre.

Njëri pas tjetrit komentuesit në rrjetet sociale kanë përsëritur idenë që Klaudia çdo gjë e arriti nga Albi dhe tani që u bë e njohur në Itali e la atë dhe madje e quan edhe vëlla, sepse, sipas analizës së komentuesëve, mes tyre nuk ka pasur dashuri.

Askush nuk mendon që mund të mos jetë kështu. Që mund të jetë edhe e kundërta dhe duke thënë kështu lëndojnë një vajzë, por lëndojnë edhe familjen e saj.

Motra e Klaudias dhe e ëma janë munduar të kthejnë përgjigje në komentet që janë bërë në videon e balerinës, por që as merren fare me baletin, por vetëm me fjalët dhe jetën e saj.

“Në një martesë të shëndetshme burri ose gruaja nuk janë vetëm dy qenie që dashurohen si të tillë. Dashuria është akoma më e pastër kur njeriun qe ke përkrah e quan në radhë të parë shok, vëlla e me pas burrë. Sepse të arrish të krijosh një marrëdhënie të tillë me personin e zemrës atëherë gjithçka shkon mirë dhe sidomos ne rast divorci gjërat ndahen me mirëkuptim dhe marrdhënia vazhdon e paqtë.

Por nuk do jenë të gjithë me horizont të hapur e njerëz të thellë qe mos t’i marrin ato çka thuhen aq shabllon e sidomos t’i sjellin gjërat siç duan vetë. Sepse nuk do dimë të bëjmë dallimin mes njerëzve, karaktereve, kulturës ose niveleve. Ju nuk ka çfarë ju duhet si e quan ajo Albin tashmë që nuk janë më bashkë.

Nuk besoj se duhej ta quante “ish-bashkëshorti” pasi atë marrëdhënie të afërt mbajnë. Ka mbaruar dashuria si burrë dhe grua dhe ka mbetur si shokë apo vëlla. Me vjen keq që jeni kaq të ceket. Po të kishit aq mend sa thoni e bëni, nuk do flisnit kaq rendë e pa respekt. Sepse një njeri i mençur nëse ka një pakënaqsi që i ka vrarë veshin apo një këshillë, e thotë në mënyrë të kulturuar e jo duke përdorur fjalë të tipit “legene, trape, fytyrë e deformuar” e sidomos kur fytyrat tuaja janë më keq se vetë e keqja. Njerëz të ulët e pa kulturë!”, shkruan Pamela.

 Ndërkohë që mamaja e Klaudias, ka shkëmbyer disa komente duke kërkuar një gjuhë qytetare nga komentuesit ndaj së bijës, por edhe duke u bërë thirrje të mos jenë aq të sigurt për hipotezat e tyre, që kjo histori me martesë dhe ndarje në televizion ishte shumë e shëmtuar, sepse ndoshta janë larg së vërtetës. “Të shëmtuar e bëni ju me komentet tuaja apo s’e kuptoni sa shumë po futeni në jetën e tjetrit”, thotë mamaja e Klaudias.

Etiketa: Albi NakoKlaudia Pepa
Pas

Artan Hoxha ironizon keq policinë: Me këto lloj aksionesh me “krehje”, maksimumi mund të krehni baluket tuaja

Para

Ku ngjan Edi me Lulin

Para
Operacioni kundër hashashit, Bushati: Më në fund edhe Rama u ndërgjegjësua për atë që ka thënë për katër vite “opozita e kapur”, dhe “mediat e kazanit”

Ku ngjan Edi me Lulin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Media iraniane: 60 të vdekur, mes tyre 20 fëmijë nga shembja e një ndërtese pas sulmit izraelit

I akuzuar për masakrën e Bradasheshit dhe grabitjen në Rinas, lihet në burg vëllai i Nuredin Dumanit. Zbutet masa për Armis Stafën, “ushtarin” e Çopjave

Kokainë, armë dhe municione, bie në pranga Krisald Kundraxhi, bashkëpunëtor i Gjergj Cukalit

Interpol Tirana/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

“Nuk e kemi luftën me ju”, Netanyahu i drejtohet me fjalim popullit të Iranit

Sulmet e Iranit, ministria e Jashtme: 5 shtetas shqiptarë në Izrael, ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta

Sulmi i Iranit mbi Izrael, Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të lënduar

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.