02:23 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ku ngjan Edi me Lulin

15:20 | 22/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni kundër hashashit, Bushati: Më në fund edhe Rama u ndërgjegjësua për atë që ka thënë për katër vite “opozita e kapur”, dhe “mediat e kazanit”

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha po përsërit hap pas hapi të gjitha manovrat e Edi Ramës kur ky i fundit, humbi zgjedhjet e vitit 2009. Të enjten në mbrëmje, pas një mbledhjeje të tensionuar të kryesisë, Basha doli para mediave për të shpallur se sa të jetë ai në krye të partisë, fraksionet në PD nuk do të lejohen. Duke thënë këtë, ai i dha fund edhe shpresave tepër të vakta për të mbajtur të bashkauar të gjithë ato figura historike të partisë të cilëve u ndërpreu në mënyrë brutale karrierën.

Po në të njëjtën mënyrë pat vepruar edhe Edi Rama pas betejës së tij të parë elektorale në krye të socialistëve. Ai përbertohej se në PS nuk do të kishte kurrë fraksione, duke sjellë shembullin e partisë së majtë franceze që u telendis prej tyre.

Por, ngjashmëritë mes mënyrës se si sillen në humbje të dy liderët e partive të mëdha, nuk përfundojnë këtu.

Të dy prishën standartin e vendosur nga paraardhësit, se kryetari i humbur jep dorëheqjen e parevokueshme. Të dy organizuan zgjedhje të shpejta dhe pa pikë reflektimi. Të dy stimuluan konkurentë fallco për të krijuar idenë e rreme të garës. Të dy u përpoqën të mposhtin zërat kritikë duke ngritur alarmin se lufta më e rëndësishme është ajo me pushtetin.

E parë nga këndi i interesit publik dhe nga aksioma se nuk mund të ketë një demokraci të shëndoshë, pa një opozitë të fortë, përsëritja e kësaj fabule është një katastrofë. Ajo është një hap më tej drejt konsoliditim të partive personale, ku një njeri vendos për gjithçka, bën dhe listat e deputetëve, vendos dhe emrat e të zgjedhurve lokalë, madje kur ka në dorë emëron edhe krerët e institucioneve kushtetuese (ose deri para miratimit të reformës në drejtësi edhe gjykatësit dhe prokurorët, pasi ka emëruar vetë presidentin e republikës).

Të gjithë e dinë, se kjo tendencë erdhi e u përforcua pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe marrëveshjes Berisha – Rama e cila në thelb konsistonte në kompromision: Ai që e mer pushtetin e gëzon atë të plotë dhe pa kokëçarje.    

Rama e ndoqi këtë logjikë dhe megjithëse e pësoi në një pale zgjedhje, por që prej vitit 2013, është përfituesi kryesor i atij pakti i cili po i jep dorë të sillet si një timonier i papërgjegjshëm.

Të njëjtën strategji po ndjek dhe Basha. Megjithëse për shumë kohë përdori retorikën e delegimit të pushtetit dhe dëgjimit të zërit të njerëzve, në praktikë ai po zbaton formulën e Ramës: qëndro në opozitë, mbaj fort partinë, spastro kundërshtarët, komando i vetëm, sepse një ditë lodhja e votuesve nga qeverisja do ta sjellë në pjatë të argjendë pushtetin.

Pra, në këtë pikë, mes Ramës dhe Bashës nuk ka asnjë ndryshim. Kreu i PD-së po përdor të njëjtën rrugë dhe të njëjtat mjete, për të realizuar atë që arriti pesë vite më parë rivali i tij i sotëm.

Por, në këtë nismë aspak kreative për të përsëritur eksperimentin e Rilindjes, Basha harron se bashkimi i të njëjtëve elementë, në mjedise dhe rrethana të ndryshme, nuk të çon domosdoshmërisht në përfundime identike.

Rama që ndoqi rrugën e kapjes fort të partisë, linçimit të kritikëve dhe avancimit të një projekti personal, humbi me një diferencë të vogël me PD-në. Ai edhe kur u mund, nuk e pati kurrë larg shpresën e fitores. Dhe kjo jo për meritë të tij. Por për faktin e thjeshtë se shifrat kanë treguar që të majtët janë shumicë në këtë vend.

Për t’i mundur ata, Berishës i është dashur të bëjë domosdoshmërish dy gjëra. Së pari të bashkojë deri më një radhët e veta dhe së dyti të arrijë të përçajë në maksimum pasardhësit e Partisë së Punës.

Por projekti personal, përçarës dhe aspak shpresëdhënës i Bashës ka pak gjasë ta arrijë këtë. Ndaj nëse vazhdon të kopjojë modelin e Ramës, ai nuk përbën vetëm një rrezik për interesin publik. Ai është gjithashtu edhe një kërcënim për të vetët. Sepse duke u përpjekur t’i ngjajë Ramës në mjete, ai mund të mbetet një kopje e tij e keqe në qëllime.

Dhe kjo mund ta gremiste PD, gjithnjë poshtë e më poshtë… sado e unifikuar dhe pa fraksione që të mbetej rreth Bashës./Lapsi.al

Etiketa: Andi Bushatilulzim basha
Pas

E quajti Albin ”vëlla”, komentuesit nuk lënë gjë pa i thënë Klaudias. Ndërhyjnë mamaja dhe motra e saj (FOTOT)

Para

Kulla e Prek Calit, ish-të përndjekurit: Në Shqipëri po instalohet një diktaturë e re, të rindërtohet

Para
Kulla e Prek Calit, ish-të përndjekurit: Në Shqipëri po instalohet një diktaturë e re, të rindërtohet

Kulla e Prek Calit, ish-të përndjekurit: Në Shqipëri po instalohet një diktaturë e re, të rindërtohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.