Kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar për emërimin e Ardian Iljazaj në postin e Drejtorit të Shërbimeve në Bashki duke e cilësuar si cështje “pa koment për pagjegjshmërinë dhe arrogancën që i bën Rama qytetarëve të Durrësit dhe Shqipërisë”.
Në një reagim publik, Xhaferaj ngre disa pyetje për emërimin e Iljazaj ndërkohë që Drejtoria e Politikave të Zhvillimit dhe Turizmit është bosh. “Përse katër persona mbajnë 8 pozicione? Kur kemi me dhjetra e qindra të rinj Durrsakë që janë shkolluar shkëlqyeshëm, përmes shumë sakrificave, këtu dhe jashtë vendit dhe na kontaktojnë përditë duke shprehur zhgënjimin”, thotë Xhaferaj.
Kreu i PD në Durrës shton se “në Shqipërinë e Ramës nuk drejton ligji, por dosja 339”.
Reagimi i plotë: Personi që qartazi përcaktohet nga Kryeministri si halabak para tre ditësh është emëruar Drejtor i Shërbimeve në Bashki. Besoj se nuk ka nevojë për koment për papërgjegjshmërinë, arrogancën dhe nëpërkëmbjen që Edi Rama i bën qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Por nuk është vetëm kaq. Përditë shikojmë një qytet që shkatërrohet, përditë shohim një qytet që rrënohet sepse nuk i shërbehet qytetit, por korrupsionit. Shikoni delegimet e papërgjegjshme.
Ish Drejtoresha shërbimeve Emiriana Sako delegohet Nën/kryetare Bashkie dhe më tej delegohet si Kryetare Bashkie, PSE? Nën/kryetari i Bashkisë mban edhe funksionin e Drejtorit Juridik, PSE? Përgjegjësja e Sektorit të Burimeve Njerëzore është edhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, PSE? Përgjegjësja e Sektorit e Politikave të Territorit është edhe Drejtoreshë e Politikave të Territorit, PSE? Drejtori Ekonomik është edhe Drejtor i Përgjithshëm Ekonomik, PSE? Halabaku u emërua Drejtor i Shërbimeve dhe Drejtoria e Politikave të Zhvillimit dhe Turizmit është bosh.
Përse katër persona mbajnë 8 pozicione? Kur kemi me dhjetra e qindra të rinj Durrsakë që janë shkolluar shkëlqyeshëm, përmes shumë sakrificave, këtu dhe jashtë vendit dhe na kontaktojnë përditë duke shprehur zhgënjimin. Prgjigjen, fatkeqsisht, e dimë të gjithë. Sepse në Shqipërinë e Ramës nuk i shërbehet qytetarit, por korrupsionit. Sepse në Shqipërinë e Ramës nuk drejton ligji, por dosja 339.
Zgjidhja është e thjeshtë dhe e ka shprehur vashdimisht lideri i opozitës z, Basha. Një ekonomi normale, një administratë normale, një Durrës normal, një Shqipëri normale.