08:56 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E regjistron fshehurazi, gazetari nxjerr skemën e korrupsionit të policit në Golem, si manipulon me gjobat duke marrë rryshfet (VIDEO)

23:15 | 03/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
E regjistron fshehurazi, gazetari nxjerr skemën e korrupsionit të policit në Golem, si manipulon me gjobat duke marrë rryshfet (VIDEO)

Një rast flagrant i korrupsionit dhe rryshfetit ka mbërritur te ‘’SHUPLAKA’’. Gjithçka nis me ndalimin e një gazetari në rrugë nga policia rrugore duke i kërkuar patentën. Në mungesë të saj, ai i ka kërkuar policëve që të kthehet ta marrë atë në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kavajë-Golem. Mirëpo policët duket se nuk kanë pritur derisa gazetari të kthehej në banesë dhe të tregonte patentën, por i kanë vendosur atij paraprakisht një gjobë. Gjoba prej 1000 mijë lekësh është shkruar për shkeljen ‘’Nuk ndez fenerat’’, pasi kujtojmë se shkelja e drejtimit të mjetit pa patent, gjobitet shumë rëndë.

Gazetari pasi është kthyer dhe iu ka treguar policëve patentën, iu ka dhënë atyre një shumë prej 500 lekësh, të cilën ata e kanë marrë.

Pra edhe gjobë, edhe rryshfet, për t’i shpëtuar një dënimi akoma më të rëndë, siç është drejtimi i mjetit pa patentë.

Kjo tregon edhe njëherë tjetër  se do të duhet një kohë e gjatë që ryshfeti në Shqipëri ‘’të mos bëjë punë’’. Polici që ka vendosur gjobën është R.Çollaku. Vetë polici në bisedë me gazetarin i është trembur një mundësie përgjimi. 

BISEDA E PLOTË E REGJISTRUAR PA DIJENINË E POLICIT:

Gazetari: Do më vesh gjobë apo do pish një kafe të jap një 5 mijë lekësh, unë të thashë thjesht pa dashje?

Polici: Po ta vë një gjobë të vogël, një 10 mijë lekësh, s’kam si e rregulloj ndryshe, po ta vëj kështu…për dritat.

Gazetari: Po unë të thashë thjesht pa dashje.

Polici: Jo jo të kam vënë një gjobë të vogël se do e hash më keq ashtu për patentën shkon 800 mijë lekë.

Gazetari: S’ke si e rregullon ndryshe thashë t’i binim më për shkurt, thashë se e kishe më të mundshme ashtu.

Polici: Po jo të thashë e kam të pamundur, kam dhe unë kontroll se vjen ndonjë sheh letrat thotë pse e ke mbajtur këtu. Nuk i njohim të gjithë njerëzit a kupton.

Gazetari: Thashë se e kishe më të mundshme ashtu.

Polici: Nuk i njofim njerëzit mo burrë.

Gazetari: Po unë këtu jetoj mo burrë te kompleksi në Golem, pavarësisht se nuk rrij shumë aty.

Polici:  E kupto sesa të besova unë ty ë?

Gazetari: Ë se s’ka problem. 

Polici: Se po të besoja të kisha pritur sa të vije me patentën.

Gazetari: Merreni dhe një kafe meqë e nisa.

Polici: Rrofsh faleminderit, unë e bëra punën time. 

(E.K/SHUPLAKA)

gjo

Etiketa: gazetaripolici rrugorrryshfeti
Pas

Linda Morina në “Xing me Ermalin”, sociologia: Tallja me të po i tejkalon kufijtë e Kosovës

Para

Doli dhe Ansambli i Vjenës urojnë me raki, qytetari pyet Ramën: Raki Skrapari ishte?

Para
Doli dhe Ansambli i Vjenës urojnë me raki, qytetari pyet Ramën: Raki Skrapari ishte?

Doli dhe Ansambli i Vjenës urojnë me raki, qytetari pyet Ramën: Raki Skrapari ishte?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump godet Kanadanë me tarifa të reja, 35% për mallrat jashtë marrëveshjes

Serbia në listën e vendeve me tarifa të larta nga SHBA, 35% taksë doganore

E rëndë në Itali, 35-vjeçari vritet dhe copëtohet nga nëna dhe partnerja e tij

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.