Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës ditën e djeshme, ku një 49-vjeçar është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Dyshohet se 49-vjeçari vuante nga depresioni dhe gjendja e rënduar psikologjike është bërë shkak i aktit ekstrem të ndërmarrë.
“Në Kavajë, ditën e djeshme, në kushte të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia shtetasi A. S., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni”, njofton policia.