Një zjarr ka përfshirë një pallat në orët e para të kësaj të marte. Ashtu siç njofton policia zjarri ka rënë në garazhin e pallatit, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar 8 banorë.
Ndërkaq si pasojë e zjarrit janë djegur edhe 4 makina.
Më herët Faxnews raportoi se një pjesë e banorëve mbetën të bllokuar në pallat, deri sa u bë evakuimi i tyre.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit që përfshiu garazhin.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.
Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.