16:35 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E rrallë, fituesi i 140 milionë lekëve të “Telebingos Shqiptare” nuk paraqitet

11:25 | 16/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
E rrallë, fituesi i 140 milionë lekëve të “Telebingos Shqiptare” nuk paraqitet

“Telebingo Shqiptare” nga shorteu i hedhur më datë 1 janar 2017-në ka shpallur një fitues me një shumë marramendëse prej plot 140 milion lekësh (të vjetra).  Ky shorte mbahet në emisionin ‘E diela Shqiptare’ në TvKlan. Një shumë kjo e madhe si dhuratë për vitin e ri. Por ndodhi ajo që nuk pritej dhe që i ka çuditur të gjithë.  Fituesi nuk është paraqitur për të tërhequr çmimin e madh.

Të gjithë lojtarët që kanë blerë pranë vajzave të promocionit, biletat e Shortit Special të Telebingos Shqiptare duhet të kontrollojnë mirë biletën, pasi mund të jenë ata fituesit milionerë të superbingos prej 140 milionë lekësh (të vjetra). Lajmi është publikuar në faqen zyrëtare të Facebook-ut të Telebingos Shqiptare.

Postimi në Facebook:

E rrallë: Fituesi i 140 milionë lekëve në Telebingo nuk paraqitet! Të gjithë lojtarët që kanë blerë pranë vajzave të promocionit, biletat e Shortit Special të Telebingos Shqiptare (të hedhur në datën 1 janar) duhet të kontrollojnë mirë biletën, pasi mund të jenë ata fituesit milionerë të superbingos prej 140 milionë lekësh (të vjetra). Ndonëse, kjo biletë është shitur, fituesi nuk është paraqitur pranë kompanisë së Telebingo Shqiptare, për të marrë çmimin e fituar. Sipas rregullores së lojërave të fatit, blerësi i kësaj bilete milionere, duhet që brenda 90 ditësh të paraqitet së bashku me biletën për të tërhequr çmimin e fituar.

Në këto kushte, çdo person që ka blerë bileta për shorteun special të ndërrimit të viteve, pranë vajzave të promocionit, mund të paraqitet në çdo pikë të shitjes së biletave të Telebingos, për të verifikuar edhe një herë nëse janë fitues të bingos milionere 140 milion lekësh (të vjetra).

Krahas pikave të shitjes së biletave, ky verifikim mund të bëhet edhe në faqen zyrtare të Telebingos në facebook, ku gjenden të detajuara të gjitha të dhënat për çmimet e fituara në këtë shorte special. E nëse deri në përfundim të afatit 90 ditor, ky fitues nuk paraqitet, fond i mbetet kompanisë.

Megjithatë, kompania që organizon lojën Telebingo Shqiptare, ka vendosur që këtë fond ta shpërndajë tek lojtarët, nëse fituesi nuk paraqitet brenda afatit të përmendur.

Konkretisht është menduar që në fillim të muajit maj, (kur skadon dhe afati 90 ditor për paraqitjen e fituesit), të organizohet një tjetër shorte special, ku shuma prej 140 milionë lekësh të vjetra, të ndahet ndërmjet 14 fituesve që do të dalin nga ky shorte, ku secili prej tyre do të marrë 10 milionë lekë (të vjetra). (J.V/Shuplaka)

 

 

fatura

 

 

Etiketa: shuma prej 140 milion lekeshtelebingo shqiptare
Pas

Iu ofroi policëve të Rrugores 3.000 lekë të rinj që të mos gjobisnin shoferin e dehur, arrestohet pasagjeri

Para

Majko i vendosur përgjigje Serbisë se jemi të aftë në luftë por koloneli e nxjerr zbuluar: U tha duhet të jeni me të dashurat…

Para
Majko i vendosur përgjigje Serbisë se jemi të aftë në luftë por koloneli e nxjerr zbuluar: U tha duhet të jeni me të dashurat…

Majko i vendosur përgjigje Serbisë se jemi të aftë në luftë por koloneli e nxjerr zbuluar: U tha duhet të jeni me të dashurat...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Rebelët Houthi sulmojnë anijen greke në Detin e Kuq, vrasin 3 marinarë

Balla pret ambasadorin e ri spanjoll Gabriel Cremades Ventura: Spanja mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030!

BE-ja i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Rama mbërrin në Bashkinë e Fierit, takim me zyrtarët lokalë për lirimin e hapësirave publike

Situata në Lindjen e Mesme, ministri izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Gaza drejt përparimit!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.