05:26 | 23/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Iu ofroi policëve të Rrugores 3.000 lekë të rinj që të mos gjobisnin shoferin e dehur, arrestohet pasagjeri

11:15 | 16/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Iu ofroi policëve të Rrugores 3.000 lekë të rinj që të mos gjobisnin shoferin e dehur, arrestohet pasagjeri

Një shtetas është vënë në prangat e Policisë së Tiranës pas tentativës për “Mitdhënie”. Është kryer arrestimi i Fation Metës, pasagjer në mjetin tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga G. H. 36 vjeç.

Ai u ndalua nga efektivët pas tentativës për të korruptuar me 3 mijë lekë të rinj ekeftivët e Rrugores me qëllim që të mos padisnin drejtuesin e mjetit që rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Detaje të Policisë së Tiranës:

Policia Rrugore godet një tjetër rast të “Mitdhënies”. Arrestohet në flagrancë pasagjeri i cili iu ofroi punonjësve të policisë rrugore 3 mijë lekë të rinj, me qëllim që punonjësit e Policisë mos të plotësonin masën administrative për OASh për drejtuesin e automjetit i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.

Më datë 15.01.2017 Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: -Fation Meta, 31 vjeç, banues në Mamurras. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë, para Hotel “Dajti”, është konstatuar nga punonjësi i Policisë Rrugore se mjeti tip Mercedes Benz me drejtues shtetasin G. H , 36 vjeç po kryente lëvizje në mënyrë të çrregullt në rrugë dhe pasi është ndaluar nga punonjësit e policisë i janë kërkuar dokumentat e mjetit dhe lejen e drejtimit, si dhe i është nënshtruar testit të alkoolit.

Pas kryerjes së dy testeve të alkoolit rezuktoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe për këtë do paraqitej në OASH. Shtetasi Fation Meta i cili ishte dhe pasagjer i mjetit i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore dy kartmonedha me prerje 2000 dhe 1000 lekë të reja, me qëllim që të mos gjobitej dhe të mos dilte në komision drejtuesi i mjetit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: -Dy kartmonedhat, ku njëra ishte me prerje 2000 lekë dhe një me prerje 1000 lekë të reja. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimkorrupsionpasagjeritentative
Pas

Plagosja në ish-Bllok e biznesmenit, zbardhet dëshmia e tij në polici

Para

E rrallë, fituesi i 140 milionë lekëve të “Telebingos Shqiptare” nuk paraqitet

Para
E rrallë, fituesi i 140 milionë lekëve të “Telebingos Shqiptare” nuk paraqitet

E rrallë, fituesi i 140 milionë lekëve të "Telebingos Shqiptare" nuk paraqitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Ten Hag akuzohet se favorizon disa lojtarë para të tjerëve te Man United

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Dosja shqiptare/ McGonigal deklarohet fajtor, pranon pagesën e fshehtë prej 225 mijë dollarësh

Ukrainë/ Arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t’i shpëtuar luftës

Zi në botën e futbollit! Ish-mesfushori ikonë i Milan vdes në moshën 81-vjeçare

Plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’, VIDEO nga momenti kur Klered Bozhanaj shkrep armën

Braçes “s’i hyn në sy” bashkia e re e Divjakës: Është tmerr në fasadë dhe në gjithçka! Nuk pranon projektin (VIDEO)

Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen për njohje

10 sundimtaret më të pamëshirshme të historisë

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që plotëson 1000 ndeshje pa humbje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.