Shkëlzen Doli ka mbajtur një koncert sonte në Tiranë në sheshin Skënderbej. Mijëra njerëz kanë qenë të pranishëm në këtë koncert.
Ajo që bie në sy është se edhe pse koncerti është organizuar në shesh pjesëmarrësit duhet të kishin siguruar biletë, ndryshe nuk mund të shijonin performancën e firmalonistit të talentuar gjakovar.
Këtë e ka pohuar edhe vetë Dolin në një postim në rrjetet sociale ku bën thirrje që ata që duan të marrin pjesë në koncert duhet të nxitojnë për të siguruar një biletë sepse edhe pak vende kishin mbetur.
Doli shkruante se rreth 10 mijë qytetarë do të jenë të pranishëm në shesh.
Duke marrë parasysh këtë shifër të pjesëmarrjes (10 mijë persona), ndërkohë që sipas informacioneve një biletë kushtonte 15 deri në 40 mijë lek të vjetra për person, i bie që Doli të ketë fituar një shumë të majme me para. Vetëm nëse marrim në konsideratë çmimin minimal të biletës (15 mijë lek) i bie që të ardhurat nga koncerti të jenë 15 miliardë lek.
Nuk dihet nëse mund t’i ketë paguar diçka Bashkisë së Tiranës, por besohet se mund t’i ketë dhënë një shumë simbolike për përdorimin e sheshit.
Por a do t’i kenë vajtur në koncert 10.000 persona Shkëlzen Dolit?! Shifër kjo e deklaruar nga vetë artisti.
(B.H/Shuplaka)