Një familje shqiptare në Itali është bërë pjesë e faqeve të para të mediave lokale për shkak të dhunës dhe të abuzimit seksual. Një shqiptare akuzon bashkëshortin e saj se e ka dhunuar dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me zor në sy të fëmijës së mitur.
Nga muret e banesës në Battipaglia ku është konsumuar dhuna, tashmë rrëfimet e protagonistëve të historisë pritet të zhvendosen në sallën e gjykatës së Salerno-s.
Siç raportojnë mediat italiane këtë të enjte, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që të thirret për tu dëgjuar edhe djali 4 vjeç i çiftit shqiptar.
39-vjeçari D. X., u arrestua në korrik për keqtrajtim, dhunë e rënde e vazhdueshme dhe korrupsioni i të miturve.
Sipas organit të akuzës, burri 39 vjeç detyronte bashkëshorten 24 vjeçe të kryenin marrëdhënie seksualë në prani të fëmijës së mitur.
Hetimi nisi pas denoncimit të së resë. Në kallëzimin e saj, raportohet se gruaja ka thënë se prej vitesh, që kur kishte lindur djali, ajo është dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga bashkëshorti, edhe në praninë e fëmijës. Dhe se ky i fundit, detyrohej të shihte skenat. Në çdo rast, 39-vjeçari ka mbrojtur veten, duke mohuar akuzat, raportojnë mediat italiane.
(E.K/FAXWEB.AL)