Policia në Elbasan ka arrestuar një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Është arrestuar Erilnd Liçenji, 30-vjeç, banues në lagjen “Kongresi” pasi akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet një person i shpallur në kërkim kombëtar.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:
• Erilnd Liçenji 30 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” Elbasan.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dërguar urdherin mbi ekzekutimin e vendimit penal Nr.22/6 dt.12.01.2016 të Gjykatës së shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale, “Prodhim e shitje e narkotikeve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.
Gjithashtu po për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr.120 dt.12.02.2014 të Gjykates së Shkallës Parë Durrës, e cila e ka dënuar me 1(një)vit burgim për veprat penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 290/3 e 273 të Kodit Penal.
Ky shtetas i’u dorzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.
——-
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Tomorr Panxhi, 40 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Vullnetari” Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
—–
Gramsh
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua shtetasi: Beqir Xhepexhiu, 56 vjeç, banues në fshatin Kërpicë, Gramsh,si dhe po punohet për kapjen e shtetasit F. Xh., 36 vjeç, banues në fshatin Kërpicë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 284 e 25 të Kodit Penal.