Dalin pamjet e frikshme të aksidentit që ndodhi një ditë më parë në autostradë afër mbikalimit të Shënvlashit, ku drejtuesi dhe pasagjeri i shpëtuan një lëndimi serioz, ndoshta edhe vdekjes.
Një ditë më parë, policia bëri me dije se një mjet tip “Kia” fuoristradë me targa AA 085 OB gjatë udhëtimit të tij me sens drejtimi Durrës-Tiranë, është përmbysur pas përplasjes me trafikndarësen e autostradës.
“DurresLajm” shkruan se sipas dëshmitarëve, mjetit i është prerë rruga nga një makinë tjetër dhe pas kësaj është detyruar që të shmanget drejt bordurës ndarëse të autostradës dhe pasi është përplasur me të, është rrotulluar dhe ka mbetur në rrugë në këtë gjendje.
Si pasojë e aksidentit, u bllokua edhe qarkullimi i auutomjeteve. (D.D/Shuplaka)