Është shoqëruar live nga ana e policisë ish/deputeti i PD-së Bardh Spahia, i cili ishte duke shkuar në studion e Top Channel. Spahia u sfidua nga ana e Taulant Ballës, i cili ishte i ftuar në emisionin e Eni Vasilit, pasi sipas tij ai po fshihej politikisht në selinë e PD-së.
Shoqërimi i Spahisë u krye pranë zonës së 21-shit në Tiranë, teksa ai ishte duke udhëtuar drejt studios së emisionit në Kashar.
Gjatë të komunikimit të mëparshëm që pati me studion, Spahia tha se atij nuk i ishte komunikuar shoqërimi, dhe shtoi se Balla fshihej pas kërcënimeve ndaj tij.
Ish-deputeti u ndalua nga policët, të cilët pasi i panë dokumentet i komunikuan atij shoqërimin për në ambientet e drejtorisë së policisë vendore të Tiranës. Spahia akuzohet si organizator i përplasjeve që ndodhën mbrëmjen e djeshme të një prej KZAZ-ve në Shkodër.
Menjëherë pas komunikimit të shoqërimit, Spahisë iu morr dhe telefoni celular, ndërsa ai u shpreh se e gjithë kjo bëhej për të hequr vëmendjen nga audiopërgjimet e reja të Bild.
(E.K/Faxweb.al)