20:55 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E shpalli brenda ditës të vetëvrarë”, PD reagon ndaj Prokurorisë: Ka 10 ditë që hesht, bllokimi i hetimeve për vrasjen e shoferit vërteton…

19:11 | 10/07/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shko të paktën pije një kafe në shtëpinë e të ndjerit dhe HESHT!” Manjani ‘sugjeron’ Ramën, për vdekjen e shoferit të Xhafajt

Partia Demokratike ka reaguar ndaj Prokurorisë për heshtjen e vdekjes së shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj.

Sipas PD-së që kur ndodhi vrasja e shoferit të Xhafajt, qëllimi i vetëm i Prokurorisë së Tiranës është manipulimi i hetimit dhe mashtrimi i publikut, ndaj brenda katër orësh ajo lëshoi një deklaratë të hartuar në zyrën e Fatmir Xhafajt se shoferi është vetëvrarë..

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Tiranës pasi shpalli që ditën e parë vetëvrasjen e shoferit të Xhafajt, pa bërë asnjë hetim, tani ka 10 ditë që hesht.

Që kur ndodhi vrasja e shoferit të Xhafajt, qëllimi i vetëm i Prokurorisë së Tiranës është manipulimi i hetimit dhe mashtrimi i publikut, ndaj brenda katër orësh ajo lëshoi një deklaratë të hartuar në zyrën e Fatmir Xhafajt se shoferi është vetëvrarë.

Prej atij momenti, Prokuroria e Tiranës është zhdukur dhe nuk po bën më asnjë lloj transparence me shpresën së çështja do të harrohet.

Është e njëjta taktikë që Rama dhe Xhafaj përdorën me audioregjistrimin e pazareve të drogës të Agron Xhafajt. Ata e shpallen videon fallco brenda pak orësh dhe që atëhere janë zhdukur.

Bllokimi i hetimeve për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt vërteton përfundimisht se i gjithë sistemi i Prokurorisë kontrollohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Durrësit janë të gjitha marioneta në duart e Edi Ramës dhe instrumenta për të mbrojtur krimin në qeveri.

Që pas emërimit të Arta Markut, e cila ndryshoi të gjithë drejtuesit e sistemit të Prokurorisë, janë bllokuar dhe zvarritur të gjitha hetimet e rëndësishme kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Pa çlirimin e Prokurorisë nga kthetrat e Edi Ramës nuk do ketë drejtësi të vërtetë në vend!

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: PDshoferixhafaj
Pas

Merrnin deri në 2000 euro për të ndikuar tek gjyqtarët dhe prokurorët, pranga avokatit dhe punonjësit të policisë (EMRAT)

Para

Ana e errët e Kupës së Botës: Gazetaret nën presionin e ngacmimeve të shumta seksuale, ja reagimet e tyre

Para
Ana e errët e Kupës së Botës: Gazetaret nën presionin e ngacmimeve të shumta seksuale, ja reagimet e tyre

Ana e errët e Kupës së Botës: Gazetaret nën presionin e ngacmimeve të shumta seksuale, ja reagimet e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Valët e të nxehtit shkaktuan 1180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.