Jozefina Topalli është një ndër femrat më të spikatura në politikë e cila përveç të tjerave ka drejtuar për 8 vite Kuvendin e Shqipërisë.
Prej kohësh ajo po qëndron larg politikës aktive por nga ana tjetër, Topalli shfaqet herë pas here në rrjetet sociale me të afërmit e asj si dhe në vendet që viziton apo kalon pushimet.
Ndonëse tashmë lrag politikës për aq sa mund të thuhet, ish-kryeparlamentarja tërheq jo pak vëmendjen me jetën e saj personale.
Pasditën e sotme ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Parisi ku prapa krahëve të saj shihet kulla ‘Eiffel’.
Topalli shfaqet e veshur me të zeza dhe duket më shumë si foto rastësore. Ndërkohë nuk dihet në po kalon ndonjë periudhë pushimesh apo ka të bëjë me diçka tjetër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post