Gjyshërit e një vajze pesë vjeçare dhe një burrë tjetër, janë arrestuar pasi dyshohet se e kanë mbajtur të mbyllur në një kafaz qensh.
Mary DeRonda, 59 vjeç dhe Charles DeRonda, 63 vjeç, nga Nicoma Park, pjesë e zonës metropolitane të Oklahoma City, u morën në paraburgim të hënën në mëngjes pas një hetimi njëmujor, tha në një njoftim për shtyp Departamenti i Policisë Nicoma Park në Oklahoma.
“Kjo është ndoshta më e keqja që kam parë ndonjëherë veçanërisht me akuzat, të mbajtur në një kafaz qensh. Ju nuk mund t’ia bëni këtë një fëmije”, tha togeri, Mike Weiss, raporton Newsweek.
“Fëmija po mbahej në një kafaz qensh dhe u mbajt atje për periudha të gjata kohore, madje ndonjëherë me vetë qenin”, shtoi ai.