Rudina Demneri ose e njohur ndryshe si Paloma e famshme e “Aldo Morning Show” të cilën njerëzit e adhuronin për lirshmërinë dhe spontanitetin që transmetonte në ekran.
Aktualisht spikere në Top Albania Radio, Paloma në studion e Pop Culture është vënë përballë videove të saj të vjetra dhe le të themi se nuk e simpatizon edhe aq veten gjatë asaj periudhe.
Një video e saj duke puthur politikanët me buzët e lyera me të kuqe, një tjetër video duke ndezur tifozët shqiptarë në stadium para ndeshjes me Rusinë, klipi i këngës ‘O moj çikë malsore’, Paloma kishte vetëm një përgjigje: ‘Obobo e tmerrshme!’
Rudina tha se nuk do t’i përsëriste më ato gjëra dhe nuk do të donte më të ishte e famshme, ndonëse edhe ajo periudhë kishte patur lezetin e vet. Por tani ndihet më e qetë kur nuk është qendra e vëmendjes. Ajo komentoi vetullat dramatike të lyera keq me laps, si e vetmja zgjidhje pasi kishte rruar vetullat e saj me brisk, sepse e ëma nuk e linte t’i hiqte.
(M.Q/Faxweb)