Djali i aktorit të ndjerë tashmë ka lindur.
Vetëm para 7 muajsh, aktori u nda tragjikisht nga jeta, duke mos pasur mundësinë të shihte as djalin e tij që mezi e priste.
Në muajin gusht të vitit 2017, në një zënkë para se Vatan Şaşmaz të ngjitej në dhomën e hotelit, ish e dashura e tij, ish-modelja Filiz Aker e egzekutoi prezantuesin e ndjerë turk me armë zjarri.
Mësohet se bashkëshortja e tij, Yasemin Adali, e ka quajtur vogëlushin Asil Vatan Şaşmaz, në nderim të të atit.
Şaşmaz ndërroi jetë në moshën 43-vjeçare.
Ish e dashura e tij, ishte tërbuar nga fakti që ai do të bëhej baba.
Më pas ish-modelja vrau edhe veten.
(F.M/Faxweb)