Kryeministri i vendit ka emëruar ish- drejtoreshën nga Tirana, Doris Andoni në vend të Vis Pengili, i cili vinte nga radhët e LSI-së.
Burime të BalkanWeb brenda ALUIZNI-të, të Durrësit konfirmojnë dorëheqjen e drejtorit të komanduar të këtij institucioni.
Ndonëse nuk dihen ende arsyet e largimit të tij, të njëjtat burime shtojnë se në vend të tij, në krye të agjencisë më të rëndësishme emërohet një person nga radhët e PS.
Kryeministri i vendit ka emëruar ish- drejtoreshën nga Tirana, Doris Andoni në vend të tij.
Andoni njihet si ish-drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave. (S.SH/Shuplaka)