Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
I mituri humbi jetën në vend pasi e zuri korenti.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.