Sot në Paris më iniciativë të presidentit të Francës, Emanuel Macron, është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Në komunikatën për mediat janë ndarë pak detaje nga ajo se çfarë është diskutuar në takimin trepalësh në Paris, megjithatë mediat serbe përmes burimeve të veta kanë zbuluar prapaskena të këtij takimi.
Siç shkruan “Blici’, serb që njihet edhe për lajme propagandistike, thuhet e presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në këta takim i ka thënë Thaçit se edhe 10 shtete po presin për të hequr njohjen për Kosovën.
“Presidenti i Serbisë i ka thënë Thaçit që edhe dhjetë shtete të tjera janë duke pritur që të marrin vendim për të tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ky burim për ‘blic’.
Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi për media ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje që si rezultat final do të kishte njohjen reciproke.
Megjithatë sipas mediave serbe, thuhet se Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për t’u njohur nga Kosova pasi njihet nga të gjitha shtetet e botës.
Ky takim trepalësh në Paris thuhet se është mbajtur në përpjekje e sipër të Francës për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.