04:53 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Edhe Balilin e futën te ‘’Forca e Ligjit”, edhe pse është në kërkim prej muajsh ende nuk është gjetur

17:30 | 24/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/ Sekuestrohen pasuritë e Klement Balilit

Ndërsa jepte detaje të reja nga ajo çka u sekuestrua në tokën e Balilajve në Sarandë, Policia e ka etiketuar edhe këtë aksion në atë që është nisur prej disa kohësh e quajtur ‘’Forca e Ligjit”.

Edhe pse Klement Balili është shpallur në kërkim prej disa muajsh ai ende nuk është gjetur nga ana e Policisë, ndërsa pronat e tij dihej se ku ishin.

DETAJET E DHËNA NGA ANA E POLICISË:

Policia e Shtetit bën me dije se ka regjistruar në datën 3 prill 2016 procedimin penal me nr.44 për trafikim lëndësh narkotike për grupin e njohur si ‘Balili’ me aktivitet kriminal kryesisht në jug të vendit.

Paralelisht me procedimin për trafik narkotikësh, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, ka investiguar dhe përcjellë në vazhdimësi të dhëna mbi pasuritë e anëtarëve të dyshuar të këtij grupi, të cilat dyshohet se janë vendosur nga aktivitet kriminal. 

Mbi bazën e këtij materiali, Prokuroria për Krimet e Rënda ka rregjistruar procedimin pasuror nr.5, të vitit 2017, për hetim pasuror për gjithë lidhjet familjare të grupit “Balili”.

Mbi bazën e këtij materiali policor, bazuar në ligjin nr.10192, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafkimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masa parandaluese kundër pasurisë”, (i njohur si ligji “Antimafia”), Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosjen nën sekuestro të aseteve.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Kelmend dhe Bashkim Balilit, që janë:

– ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht Hotel ‘Santa Quaranta’;

– 28,690 m2 truall;

– 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Grupi ‘Balili’ është një nga grupet kryesore të skeduara nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, që ka për objekt edhe goditjen e pasurive apo aseteve me burim kriminal. E në këtë kuadër, hetimet po vijojnë me intensitet.

Policia e Shtetit fton këdo që disponon të dhëna apo informacione të vlefshme për identifikimin dhe zbulimin e pasurive apo aseteve të tjera në pronësi të personave të mësipërm apo lidhjeve të tyre të afërta, të telefonojnë në numrat falas 112 dhe 129, duke garantuar ruajtjen e anonimatit dhe goditjen e ashpër të elementëve anti-ligjore.

(E.K/Faxweb)

 

Etiketa: baliliforca e ligjitklement Balilipolicia
Pas

Aleksandër Lalo mbetet i pazëvendësueshëm

Para

235 viktima nga sulmi me armë në xhaminë në Egjipt, grupi terrorist iu vë flakën dhe makinave përrreth

Para
235 viktima nga sulmi me armë në xhaminë në Egjipt, grupi terrorist iu vë flakën dhe makinave përrreth

235 viktima nga sulmi me armë në xhaminë në Egjipt, grupi terrorist iu vë flakën dhe makinave përrreth

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.