17:11 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Edhe pse Beogradi dhe Lista Serbe investohen fuqishëm në bllokimin e ushtrisë së Kosovës, pjesëtarët serbë të FSK-së mendojnë ndryshe

20:31 | 07/07/2017
në Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edhe pse Beogradi dhe Lista Serbe investohen fuqishëm në bllokimin e ushtrisë së Kosovës, pjesëtarët serbë të FSK-së mendojnë ndryshe

Në kundërshtim me investimin e fuqishëm të Beogradit dhe të Listës Serbe për të bllokuar formimin e ushtrisë së Kosovës, pjesëtarët serbë të FSK-së kanë një qëndrim krejt të kundërt, ata nuk i pengon formimi i ushtrisë së Kosovës.

Për pjesëtarët e rinj serbë kjo nuk është fare pngesë madje thonë se e shikojnë të ardhmen në Kosovë.

Pjesëtari më i ri i FSK-së, nga komuniteti serb Velko Çurçiç, thotë se e sheh të ardhmen në Kosovë, pasi dëshiron të punojë dhe të jetojë këtu, sepse nuk ka pengesa nga askush.

“Jo, me sa di unë jo. Ata të paraqiten në konkurse dhe të kërkojnë punë. Jo, nuk do të thosha se më pengon”, ka thënë ai, raporton KP.

Një i ri tjetër serb, Stefan Gjukiq nga Zubin Potoku e quan përvojë të mirë t’i shërbejë ushtrisë së Kosovës dhe ndihet mirë për këtë.

“Kemi kërkuar punë. Më pëlqen jeta ushtarake, babai im është polic, e dua këtë punë. Kjo është një përvojë e re, unë jam këtu për herë të parë. Është një përvojë e re”, ka thënë Gjukiq.

Në ceremoninë e certifikimit të 61 rekrutëve të rinj nga komunitetet jo shumicë në FSK mori pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili u uroj një fillim të mbarë dhe të suksesshëm në përmbushjen e detyrave të shenjta dhe fisnike për mbrojtën e vendit.

Formimi i ushtrisë së Kosovës vijon të mbetet peng për shkak të Listës Serbe dhe Beogradit, që kundërshton ashpër çdo nismë për formimin e saj. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ushtria e kosoves
Pas

I mituri shqiptar përplas kokën në pishina, dërgohet me helikopter në spital

Para

Për një “M”, zonja nga Berati prej dy vitesh merr pension të përgjysmuar (VIDEO)

Para
Për një “M”, zonja nga Berati prej dy vitesh merr pension të përgjysmuar (VIDEO)

Për një “M”, zonja nga Berati prej dy vitesh merr pension të përgjysmuar (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plagos nga bombardimet

Austri/ Të shtëna me armë në Traiskirchen, vritet një person, shpallet në kërkim autori

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.