Njerëzimi ka bërë shpikje të mëdha. Ne mësuam se si të fluturojmë, të ndërtojmë makineri të mëdha, të kurojmë sëmundje, si dhe të krijojmë pajisje të ‘zgjuara’.
Në të njëjtën kohë ne kemi shkaktuar edhe shkatërrime në Tokë, në formën e luftërave dhe ndryshimeve klimatike.
Por të gjitha këto sfida të kaluara me suksese dhe disfata të pësuara, nuk mjaftojnë.
Është pikërisht shkencëtari më i njohur në botë, Stephen Hawking,i cili mendon se njerëzit kanë vetëm 100 vite jetë për të arritur tek fundi i botës. Ai thotë se nëse duam të vazhdojmë jetën duhet të gjejmë mënyrat për të lënë Tokën për të tjerë planete.
Por kjo nuk është hera e parë që shkencëtari ka parashikuar fundin. Në vitet e fundit ai ka paralajmëruar rrezikun e Super Inteligjencës Artificiale, e cila sipas tij do t’i jepte fund njerëzimit. Detajet e mëtejshme rreth parashikimeve të Hawking për fundin e botës brenda 100 viteve të ardhshme do të bëhen publike në një dokumentar të BBC-së që do të transmetohet më 15 qershor.
Në këtë dokumentar shkencëtari i njohur këshillon se njerëzit duhet të bëjnë çmos të kthehen në qenie multi-planetare brenda një shekulli, në mënyrë që të mbijetojnë. Ai shpjegon se ditët e njerëzve në tokë janë të numëruara për shkak të ndryshimeve klimatike, goditjeve të asteroideve, epidemive dhe mbipopullimit. (E.V/Faxweb.al)