Kryetari i Partisë Demokratike ka vazhduar edhe në ditën e sotme të protestës akuzat kundër mediave që shkruajnë “fake news”. Ai i është referuar sërish “Top Channel”-it që publikoi së fundmi artikullin e “Eureporter”, i cili fliste për frikë dhe dhunë në protestën e Bashës.
“Kapja e medias është ekzistencial për vazhdimin e këtij komploti ekonomik për shqiptarët. Dje morëm “Top Channel”, prapë sot “Top Channel”. Me mediat tualet totale nuk merrem fare unë, se ato nuk janë media. Aty ulet kryeministrit, uturakët e tij. Publikoi shkrimin e “Eureporter”.
Na e përdorin këtë që ka shkruar shkrimin për të trembur shqiptarët dhe për të amplifikuar thirrjet e Ramës për të frikësuar popullin me 1997.
Nëse poston çdo lajm, atëherë “Top Channel” ka e ndonjë që di anglisht aty, që mund të përkthejë “Forbes”-in. “Edi Rama drejton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën europiane të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.”, thoshte artikulli.
Pse është zhdukur artikulli i drogës nga mediat e kapura? Kapja e mediave është etike për Republikën e vjetër.”, u shpreh Basha ndër të tjera.
(XH.A/SHUPLAKA)